Sport Tennis

TENIS/ Organizatorët e Australian Open i japin një ftesë ish-numrit 1 në botë

Maria Sharapova do të jetë e pranishme në grand slam të Australian Open, turneun që zhvillohet në Melburn dhe nis më 20 janar. Ish-numri 1 në botë aktualisht ndodhet në vendin e 131-të në botë për femra, larg tenisteve që sigurojnë direkt kualifikimin. Për këtë arsye, organizatorët kanë vendosur që t’i japin Sharapovës një ftesë.

Sharapova e ka fituar këtë turne në vitin 2008, por kohët e fundit nuk ka luajtur shumë për shkak të dëmtimit. Kjo bëri që rusja të humbiste shumë pozicione dhe e vetmja mënyrë që të luante në Australian Open ishte ftesa. Sharapova nuk është ende në formën optimale, teksa këtë javë u eliminua që në raundin e parë të turnout të Brisbane.

Related posts

KATEGORIA E PARË/ Ndizet gara për SUPERIOREN, POGRADECI i bën nder BYLISIT

Isa.Autor

Flet Cristiano Ronaldo: Ajo që bëra me Spanjën ishte performanca më e mirë në një…

Sadik.Autor

Shënoi dhe festoi çuditshëm/ Bushiç: Me Bathën imituam Mbappen…

Isa.Autor

Leave a Comment