Futboll Sport

Flet Cristiano Ronaldo: Ajo që bëra me Spanjën ishte performanca më e mirë në një…

Cristiano Ronaldo përshkroi barazimin 3-3 të Portugalisë kundër Spanjës në ndeshjen e Kupës Botërore të Grupit B 2018, në të cilën ai shënoi një hat-trick si performancën e tij më të mirë në Botëror.

Ronaldo hapi serinë e golave me një penallti dhe e mbylli me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Jam i lumtur. Ishte performanca ime më e mirë në Kampionatin Botëror. Jam i lumtur shumë dhe me skuadrën time sepse luajtëm shumë mirë. Mendoj se rezultati ishte i ndershëm në fund.

Ronaldo shpreson që Portugalia të marrë 3 pikë kundër Marokut të mërkurën.

“Objektivi ynë i parë është kualifikimi nga Grupi B, pastaj do të vazhdojmë tutje”, ka thënë Ronaldo.

Cristiano Ronaldo ishte padyshim lojtari i ndeshjes përballë Spanjës mbrëmjen e djeshme. Ylli portugez shënoi 3 herë përballë “La Roja” duke i “dhuruar” një pikë kombëtares së tij. Festivali i tij i golave nisi që në minutën e 4-t, me Ronaldon që arriti të kthej në gol një penallti të fituar nga ai.

Më pas, ylli i Real Madrid shënoi në minutat 44-t dhe 88-të për të hipotekuar dhe mbrëmjen e tij fantastike.

Related posts

U INJORUA NGA PANUCCI/ Mbrojtësi SHQIPTAR zgjidhet në formacionin më të mirë të javës

Isa.Autor

LARGOHET NË FORMË HUAZIMI/ Portieri i Juventus drejt transferimit tek klubi francez… (FOTO)

Delo.autor

TRAJNERI GEGA VAZHDON MERKATON/ Partizani me goditje blic, ish-sulmuesi i kombëtares afër “Demave”

Delo.autor

Leave a Comment