Sport Tennis

TENIS/ Pezullohen ndeshjet e Australian Open, të gjithë me sytë nga qielli

Ndeshje e sotme kualifikuese të Australian Open, turne që nis më 20 janar në Melburn, janë ndërprerë nga organizatorët. Cilësia e ajrit në Melburn është ende e keqe, si pasojë e tymit të shkaktuar nga zjarret.

Të gjithë janë me sytë nga qielli, në pritje të shiut, që pritet të largojë tymin. Për pasojë, është vendosur që ndeshjet të nisin në orët e pasdites. Problemet e ditës së parë, ku tenistja sllovene Jakupovic u tërhoq dhe një fëmije i ranë të fikët, është marrë vendimi për të pezulluar përkohësisht ndeshjet eliminatore.

“Ne e monitorojmë vazhdimisht situatën në Melburn”, thanë organizatorët e turneut, që këshillohen edhe me stafin e tyre mjekësor.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG-së gati 75 milionë euro për yllin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Fundi i një epoke, LEGJENDA angleze i thotë lamtumirë futbollit (FOTO)

Isa.Autor

REZULTATE TË DOBËTA ME MILANIN/ Galliani del në mbrojtje të trajnerit: Giampaolo është shumë i mirë, meriton të…

Delo.autor

Leave a Comment