MMA Sport

DUELI NDAJ DONALD CERRONE/ McGregor deklaroi se do të fitojë 80 mln dollarë, vjen reagimi i Dana White

Conor McGregor ka të garatuara 5 milionë dollarë nga dueli që do të zhvillojë më 18 janar ndaj Donald Cerrone, në eventin UFC-246. Gjithsesi, “famëkeqi” irlandez deklaroi se pret të arkëtojë rreth 80 milionë dollarë nga kjo sfidë, shumë që ka befasuar të gjithë.

Presidenti i UFC-së, Dana White, duke folur për këtë çështje tha: “Dëgjoni, Conor është një yll i sportit, një fenomen. Ai djalosh ka bërë parà që ditën e parë që ka hedhur këmbën në këtë sport. Që nga ajo ditë nuk ka ndryshuar asgjë tek ai në këtë drejtim. Natyrisht që ai ka nevojë të fitojë që t’i bëjë këto parà. Për të i rëndësishëm është rikthimi me fitore”.

Në përballjen e fundit ndaj Khabib Nurmagomedov, irlandezi arkëtoi rreth 50 milionë dollarë. “Kjo sfidë e Conor edhe mund të prodhojë atë shumë, për të kjo është kthyer në një biznes, ndërsa shumë të tjerë flasin gjepura, pa ditur të vërtetën. Ne vendosëm çmimet e biletave, që u shitën në pak kohë dhe arkëtuam 10 milionë dollarë. Tani të shohim se çfarë do të na dhurojë PPV (pay per view-paguaj për ta parë)”, tha White.

Related posts

3 PIKË LARG TITULLIT KAMPION/ Juventus ofron 50 milionë euro dhe një lojtar për sulmuesin e ri

Delo.autor

E PAPRITUR/ PORTIERI më i mirë në BOTË nuk RINOVON, është i zhgënjyer nga…

Isa.Autor

NUDO DHE TH*THKAT SHESHIT/ Njihuni me Nora Segurën të dashurën e futbollistit të Everton (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment