Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-LAÇI/ “Djemtë e Detit” kërkojnë vazhdimësinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 17:00, në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida mes Teutës dhe Laçit. Një përballje tepër interesante, mes 2 trajnerëve shkodran Edi Martini dhe Armando Cungu.

Si Teuta ashtu dhe Laçi do të kërkojnë ta nisin vitin 2020 me fitore. Durrsakët vijnë pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që kurbinasit, regjistruan 2 humbje në fundin e vitit 2019-të.

Në sfidën e fazës së parë, ishte Laçi që triumfoi me rezultatin 3-0, ndërkohë që “djemtë e detit” do kërkojnë një lloj hakmarrje për atë disfatë. Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy aktivizimi i Rapos dhe Grecës nga minuta e parë, ndërkohë që durrsakët luajnë pa sulmues të mirfilltë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila,  Trajner: Edi Martini

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Related posts

Eleminoi BARCELONËN nga Champions League, lojtari i ROMËS vendos për të ardhmen

Isa.Autor

MERKATO E BAYERNIT/ Rumenige lëshon “bombën”: Na duhen Kieza dhe një…

F.autor

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Goli në ndeshjen vendimtare, mbrojtësi Ajeti vendoset përkrahë Balotellit në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment