Futboll Seria A Sport

“TRADHTIA” E BONUÇIT/ Zbulohen mesazhet ku shokët i kishin ngritur kurthe të mos kthehej tek Juventusi

Juventusi është një prej skuadrave më të mira në botë dhe pavarësisht se ka fituar 8 tituj kampionë radhazi në Itali, sërish mbetet pretendent për të fituar trofeun këtë edicion, por me ndryshimin ë në pankinë nuk janë më Alegri dhe Konte, por Mauricio Sarri. Kuptohet, me lojtarë të tillë në formacion si Ronaldo, Dibala, Higuain apo dhe mbrojtës të fuqishëm si Kjelini e Bonuçi, Juventusi ka shanse të mëdha të fitojë edhe Champions, paçka se situata po vështirësohet si pasojë e rivalitetit shumë të madh në Europë me skuadra si Reali, Barcelona, Liverpuli, Paris San Zhermen apo Bajerni i Mynihut.

Ndërkohë, një lajm interesant ishte dje ai i mbrojtësit Leonardo Bonuçi, i cili vitet e fundit bëri një lëvizje fillimisht drejt Milanos, pra veshi për një edicion fanellën e Milanit, e më pas u kthye tek Juventusi, por këtë herë pa miratimin e tifozerisë e një pjese të shokëve të tij. mediat italiane kanë zbardhur disa biseda interesante nga mesazhet e dërguara mes tij e shokëve apo dhe tifozëve, ku synohet që ai të miqësohet dhe të pritet mirë, pasi i përket “Zonjës së Vjetër”. Kështu, sipas raportimeve të medieve sportive italiane, pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus, Leonardo Bonuçi e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve për të tentuar ta përmirësojë marrëdhënien e tij me tifozët. Tani janë publikuar mesazhet mes atyre dyve. Qendërmbrojtësi italian i kishte tronditur të gjithë verën e vitit 2017, kur u transferua nga Juventusi në Milan. Vetëm një vit më vonë, verën e vitit 2018, ai u kthye në Juventus. Megjithatë, disa tifozë të Juventusit nuk e falën menjëherë Bonuçin për shkak të mënyrës se si ai e kishte festuar një gol kundër Juventusit, gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit. Për këtë arsye, policia i kishte marrë mesazhet mes Bonuçit dhe tifozëve, në tentim për ta kuptuar se a mund të ndodhë ndonjë incident.

“Do të ishte një kënaqësi e madhe për mua që të bisedojmë pak kur të kthehem nga Amerika, në mënyrë që ta sqaroj se di shkuan gjërat”, i kishte shkruar Bonuçi liderit të grupit të tifozëve Viking, Fabio Trinçero. “Duke diskutuar, mund t’i zgjidhim problemet”, ishte përgjigjur Trinçero. Sipas hetimeve të policisë, Bonuçi më vonë i kishte informuar shokët se situata ishte përmirësuar. “Ai ë tha se s’ka të bëjë me mua, por po e përdorin këtë si arsyetim për t’i vazhduar sulmet drejt klubit për çmimin e biletave dhe për përdorimin e pankartave”. Megjithatë, sipas hetimit dhe raportit të “Corriere dello Sport”, në telefonin e Bonuçit kishte pasur edhe mesazhe të tjera që sugjeronin se ai s’ishte pritur ngrohtësisht nga Andrea Barzali, Klaudio Markizio dhe Federiko Bernardeski pas kthimit të tij. pra shokët i kishin ngritur kurth duke dashur ta lënë jashtë Juventusit, pasi Bonuçi kishte marrë tashmë damkën e tradhtarit dhe një tradhtar nuk pëlqehet shumë në gjirin e një ekipi. Por media të tjera aludojnë se kjo sjellje e shokëve mund të ketë lidhje me rivalitetin, pasi kthimi i Bonuçit do të ulte në stol njërin prej grupit të mbrojtësve të pakënaqur.

Related posts

EURO2020/ “France Football” përfshin futbollistin e Kombëtares së Kosovës në 11-tshen e më të mirëve

Delo.autor

“AI ËSHTË ENDE I RI”/ De Biasi: Po të isha tek Napoli, nuk do e largoja Hysajn

Delo.autor

FLAMENGO HEQ DORË NGA “SUPER MARIO”/ Balotelli gati të transferohet tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment