Futboll Sport

Spanjë-Rusi, spanjollët s’dinë të humbasin ndaj rusëve

Ndeshja e tretë e 1/8-ve të Kupës së Botës, do të vërë përballë Spanjën dhe Rusinë, vendin organizator. Këto dy përfaqësuese do të përballen në të mrekullueshmin “Luzhniki Stadium” të Moskës, që ka një kapacitet prej 81.000 vendesh.

Spanja do të vijë në këtë ndeshje pas një barazimi zhgënjyes 2-2 të marrë në ndeshjen e fundit të Grupit B, të luajtur kundër Marokut. Ndërkohë, Rusia e vendit të dytë në Grupin A, që do të bëjë paraqitjen e saj të parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, e ka siguruar kualifikimin falë dy fitoreve të marra në dy ndeshjet e para. Gjithsesi, ata janë mundur 3-0 në takimin e fundit të grupit, të luajtur kundër Uruguait.

Historia është në favor të spanjollëve, të cilët nuk kanë pësuar asnjë humbje kundër Rusisë në historinë e tyre (4 fitore, 2 barazime, 12 gola të shënuar, 4 të pësuar) dhe kanë një ecuri perfekte kundër rusëve në kompeticionet e mëdha (3 fitore, 0 barazime, 0 humbje, 8 gola të shënuar, 1 të pësuar). Këto dy kombëtare janë ndarë në barazim 3-3, në miqësoren e luajtur nëntorin e kaluar.

Lojtarët që duhen mbajtur nën vëzhgim:

Aspas është lojtari i momentit për Spanjën. Sulmuesi i shpejtë ka shënuar gjashtë gola në ndeshjet e luajtura me kombëtaren e tij dhe e ka bërë një gjë të tillë në një kohë më të shkurtër se paraardhësit e tij (382 minuta).

Denis Cheryshev ka qenë golashënuesi i tretë më i mirë i fazës me grupe, bashkë me Diego Costa, me tre realizime.

Statistika:

Spanja është e pamposhtur në 23 ndeshjet e fundit (15 fitore,
8 barazime) dhe ka shënuar gol në të gjitha ato ndeshje.

David de Gea ka pësuar pesë gola nga gjashtë gjuajtje në portë në këtë Botëror, por trajneri i Spanjës, Fernando Hierro, ka konfirmuar se ylli i United do të jetë titullar kundër Rusisë.

Rusia nuk ka pësuar gol në vetëm 1 nga 13 ndeshjet e fundit, por ka qenë skuadra më e mirë në finalizim, në fazën me grupe, duke transformuar në gol 25.9% të rasteve të krijuara.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari në kaos, Leclerc në Barcelonë zhvilloi dy xhiro pa rripin e sigurisë

Delo.autor

Tifozët udhëtojnë 6 ditë për të ndjekur skuadrën e zemrës, shtyhet takimi

Sadik.Autor

Zbulohet klauzola e Xherdan Shaqirit, garë e ashpër për të 

Sadik.Autor

Leave a Comment