Futboll Seria A Sport

“TREGU” I MERKATOS “KUQEZI”/ Klubi i Premier League kërkon portierin e Milanit…

Përveç sulmuesit Piatek, një tjetër “senator” kuqezi duket në merkaton e dimrit. Oferta vjen sërish nga Aston Villa. Bëhet fjalë për portierin Pepe Reina. 37-vjeçari spanjoll është i etur për të luajtur dhe për të dalë nga hija e Gigio Donnarumma. Ai e njeh mirë Premier League, sepse ka veshur fanellën e Liverpool-it për shumë vite, më parë.

Sipas mediave angleze, Milani nuk do ta pengojë transferimin e Pepe Reina, nëse ai vetë pranon propozimin nga Aston Villa. “Djalli” mund të pranojë një ofertë të ulët ekonomike, duke pasur parasysh rolin dhe moshën e lojtarit, ose ta ofrojë portierin në huazim 6-mujor, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Kujtojmë se Reina ka një kontratë deri në qershor 2021 me klubin kuqezi.

Related posts

Rrëfehet TOTTI: IBRËN e doja të vinte te ROMA, por suedezi nuk erdhi sepse…

Isa.Autor

HOFFENHEIM – BAYERN MUNICH/ “Bavarezët” kërkojnë fitoren për t’iu afruar kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NODHET NË NJË TURNE NË KINË/ PSG largon nga grumbullimi 5 lojtarë, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment