Futboll Gossip Sport

“ENDE NUK E KEMI VENDOSUR TË ARDHMEN PËR ICARDIN”/ Wanda Nara: Do vdisja pa…

Vanda Nara është si një ciklon në “Grande Fratello Vip”. Zonja Ikardi nga nesër (sot) do të jetë për dy net mes protagonistëve të këtij emisioni në “Canale 5” dhe do të jetë opinioniste. Ajo tregon se është shumë e apasionuar e “GF” dhe e emocionuar që do të marrë pjesë në një spektakël televiziv që e dashuron.

vanda3

Thotë se në futboll nuk mund ta bëjë kurrë sepse ka disa rregulla dhe kjo do të thotë se për disa kohë Vandën nuk do ta shohim dot më emisionin sportiv “Tiki Taka”.

“Nuk e kam lënë emisionin, por është e pamundur që t’i bëj të dyja gjërat për momentin. Unë si konkurrente? Nuk ma kanë kërkuar asnjëherë, por sigurisht që do të më pëlqente dhe kurrë mos thuaj kurrë. Sigurisht që është e vështirë me këtë familje të madhe që kam unë sepse duhet të kujdesem për fëmijët, ashtu si të qëndroj pranë bashkëshortit tim. Por, i admiroj ata që e bëjnë këtë gjë, ndërsa unë pa telefon do të isha e vdekur. Pas dhjetë minutash e mbyllur në shtëpi, do të më çonit në spital”, tregon fillimisht Vanda.

Vanda3

IKARDI 

Pastaj nis të flasë për Ikardin. “Mauro nuk do të pranonte kurrë të futej në një shtëpi të tillë, sepse është aventurier dhe i pëlqen natyra. Ndoshta nuk do të futej sepse ka ende kohë për të luajtur futboll. E ardhmja? Vendimin do ta marrë ai, por për momentin nuk ka asgjë të sigurt. Do të shohim. Sigurisht që udhëtimi im Paris-Milano-Roma është më i vështirë, por do t’ia dal. Ai në Francë është duke bërë mjaft mirë dhe unë jam shumë e lumtur për këtë gjë. Kemi gjetur shumë miq dhe shokë në Paris, kështu që të shohim se çfarë do të vendosim të dy bashkë”, ka thënë agjentja e sulmuesit argjentinas, Mauro Ikardi.

Related posts

Dëshira e Paulo Dybalës: Riktheni shokun tim te Juventus…

Sadik.Autor

Hoffenheim kalon në avantazh, shënon gol Kramaric me një… (VIDEO)

Isa.Autor

NUK KANË FUND VLERËSIMET/ Premier League shpall Armando Brojën si “Mbreti i ndeshjes”

Delo.autor

Leave a Comment