Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË NË “LORO BORIÇI”/ “Shkodranët” mposhtin Flamurtarin

Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2020-të, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Ishte kapiteni Gilman Lika, ai i cili në minutën e 38-të, gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes me avantazhin e 1 goli.

Për të hipotekuar këtë sukses, mendoi mesfushori brazilian Hygor, i cili me një roveshatë spektakolare, brenda zonës, pas krosimit nga e djathta, dyfishoi shifrat, duke vulosur përfundimisht këtë sfidë. Një gol “alla Kristiano Ronaldo”.

 

bandicam 2020-01-21 13-56-22-285

Me këtë triumf, shkodranët ngjitën në kuotën e 26 pikëve, ndërkohë që Flamurtari vazhdon të mos njohë ende shijen e fitores në këto 18 javë. Situata te vlonjatët duket tepër kaotike.

Related posts

“MË FTUAN TEK ITALIA, POR REFUZOVA”/ Sulmuesi i Kukësit: Kam ëndërruar që në fëmijëri të luaj për…

Delo.autor

TRAJNERI I CHELSEA NË “ALARM”/ Sarri: Patjetër duhet të fitoj tituj

Isa.Autor

MBRËMJA GALA/ Njihuni me 4 lojtaret e nominuara për “Topin e Artë 2025”

F.autor

Leave a Comment