Futboll Sport

TRONDITËSE/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Juventusit, po parkonte makinën (FOTO)

Ish-sulmuesi i Juventusit, Lacios, Real Sociedadit, Olimpiakosit dhe ish-kombëtares së Jugosllavisë është plagosur në gju në periferi të Athinës teksa po parkonte makinën e tij.

pucano-na-bivseg-reprezentativca-srbije-darko-kovacevic-van-zivotne-opasnosti

46-vjeçari raportoi pas ngjarjes se një person i armatosur me armë zjarri doli nga një automjet dhe qëlloi në drejtim dhe më pas u largua me shpejtësi. Forcat e policisë greke gjetën makinën e agresorit të djegur dhe të braktisur 700 m nga vendi i ngjarjes.

“Pashë një person që doli me armë nga makina. Ai u hodh në krahun e djathtë dhe u dëgjua një e shtënë, më pas u largua me makinë dhe u zhduk”, rrëfen Kovaçeviç.

Policia helene po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Kovaçeviç luajti për Juventuesin në vitet 1999-2001 duke fituar me bardhezinjtë Kupën Intertoto, por formën më të mirë e arriti me Real Sociedadin dhe Olimpiakosin, ku me këta të fundit fitoi 2 kampionate.

0G2N4K4T-0046

Darko-Kovačević

Ai përfaqësoi ish-kombëtaren e Jugosllavisë në Kupën e Botës 1998 dhe kampionatin europian të vitit 2000.

Related posts

E papritur/ Cristiano Ronaldo, i vetmi lojtar i Real Madrid që nuk pozon me fanellën e re

Sadik.Autor

“Futbolli po humb esencën, fëmijët e kanë mendjen te moda dhe jo te golat”

Q.Autor

“KAM SHËTITUR ITALINË NË HUAZIM”/ Ish-sulmuesi i Inter: Këto janë dy ndeshjet që do të doja të luaja përsëri

Delo.autor

Leave a Comment