Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E HYSAJ E PAQARTË/ Mourinho shfaq interes ndaj mbrojtësit shqiptar, Gattuso tregon dhëmbët

Tottenhami po vëzhgon me vëmendje situatën e Elseid Hysajt te Napoli. “Spursat” e trajneri Jose Mourinho kanë shfaqur pëlqim ndaj shqiptarit dhe mund ta rrëmbejnë në Londër.

Shqiptari është dakord, pasi ka humbur veten te Napoli dhe do të gjejë një tjetër ekip ku i besojnë.

Napoli donte të largonte futbollistin e kombëtares shqiptare, pasi trajneri Gennaro Gattuso e ka rivlerësuar pozicionin e shqiptarit dhe ka besim tek ai.

Ndeshja ndaj Interit mund të ketë lëkundur sërish Rinon, pasi shqiptari nuk bindi. Ai vuajti presingun e sulmit zikaltër.

E ardhmja e tij mbetet e paqartë, pasi Napoli nuk po vendos për të. Shqiptari do largimin, Gattuso po mendon ta mbajë dhe gjithçka mbetet pezull.

Hysaj po vuan në San Paolo dhe ky është fakt. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka humbur pozicionin e titullarit që pas largimit të Sarrit.

Related posts

DHIMBJA VAZHDON PAS DËMTIMIT/ Ylli Dybala fluturon drejt Barcelonës për te “mjeku magjik”, ja arsyeja…

Delo.autor

Zidane i ‘dashuruar’ pas Hazard, por Perez ka 1 kusht për t’ia blerë

Q.Autor

Nuk ndalet PSG-ia/ Edinson Cavani shënon golin dytë ndaj Les Herbiersit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment