MMA Sport

UFC/ Dueli McGregor-Cerrone realizon shitje marramendëse “PPV”

Eventi i arteve marciale mikse UFC-246, që u zhvillua më 18 janar në Las Vegas dhe regjistroi rikthimin në kafaz të Conor McGregor ka arritur të realizojë 2 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Irlandezi mundi brenda 40 sekondash kaubojsin amerikan.

Kjo shifër nuk është një rekord, pasi eventi UFC-229, ku McGregor dueloi ndaj Khabib Nurmagomedov, realizoi 2.4 milionë PPV (rekord për UFC-në). Gjithsesi, ky event i fundit është i dyti për sa i përket shitjeve me pagesë në historinë e arteve marciale mikse.

Dhe në të dyja rastet në kafaz ngjitet një ikonë e këtij sporti si Conor McGregor. Kjo tregon se irlandezi është një yll, që arrin të tërheqë pas vete sponsorët dhe fansat, të gatshëm të paguajnë për ta parë “on-line”.

Ky numër i lartë i PPV pritet të mbushë edhe më tepër xhepat e sportistëve dhe UFC-së, që në eventet e fundit nuk ka patur shitje të larta të eventeve të saj.

Related posts

LEBRON JAMES SHPËTON LAKERS NGA HUMBJA/ Triumfojnë Spurs edhe Houston

Isa.Autor

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë transferon ish-sulmuesin e Partizanit…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist “MAGJIK” nga Saka, ylli Aubameyang zhbllokon sfidën ndaj Benfica-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment