Basketball Breaking News Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Zbardhet telefonata e fundit e pilotit pak sekonda para rrëzimit të helikopterit

Një aksident tragjik u regjistrua ditën e djeshme, ku humbi jetën legjenda e basketbollit Kobi Brajant, së bashku me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe vajza e tij 13-vjeç Xhanën.

“ESPN” ka arritur të zbardhë edhe telefonatën e fundit, mes pilotit të helikopterit dhe kontrollorëve të trafikut ajëror pak para se helikopteri të rrëzohej.

Raportohet se helikopteri bëri një lëvizje të pjerrët në ngjitje për të arritur mbi shtresën e mjegullës para se të rrëzohej në një kodër në Los Anxhelos.

f22217ecd2a9977140e04b154f716591Piloti ka kontaktuar me kontrollorët e trafikut ajror pak më parë për kushtet e motit ndërkohë që këta të fundit i kanë thënë se nuk mund të gjurmonin helikopterin për shkak të terrenit kodrinor të rajonit.

Piloti u tha kontrollorëve se kishte filluar të ngjitej sipër shtresës së reve dhe vazhdoi në 2400 metra para se helikopteri të rrëzohej.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.

Related posts

BOMBERI QË PO ÇMEND ITALINË/ Piatek: Rekordi i Batistutës i vështirë, pas gjashtë muajsh…

Isa.Autor

REPERJA SHQIPTARE TAKOHET ME CR7/ Shihni çfarë bën Ronaldo për të (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ 466 mijë euro në javë, oferta e “çmendur” e Manchester United për të bindur yllin

Delo.autor

Leave a Comment