Futboll Sport

ZBULON IDENË E POSEDIMIT TË TOPIT/ De Jong: Plani i Setienit është i njëjtë me…

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka thënë se trajneri i ri, Quique Setien, nuk i ka kërkuar të bëjë asgjë të veçantë, duke shtuar se idetë e tij janë të njëjta me ato të trajnerit paraprak – Ernesto Valverde, pasi që janë pjesë e filozofisë së Barcelonës. Pas dështimit të Barcelonës në Superkupën e Spanjës, në gjysmëfinale kundër Atletico Madridit, katalonasit e shkarkuar Ernesto Valverden dhe e emëruan Quique Setienin, ish-trajnerin e Real Betisit.

Përkundër që Barcelona e bëri këtë gjë me shpresën se skuadra do të shënojë ndryshime dhe do të përmirësohet, mesfushori holandez ka thënë se dy trajnerët e ndajnë të njëjtën filozofi të lojës. “Setieni s’më kërkon të bëjë ndonjë gjë të veçantë”, ka thënë De Jongu. “Ideja e tij është e njëjtë me atë të Valverdes sepse është ideja e Barcelonës… ideja e posedimit të topit. Ai ka ndryshuar vetëm detaje të vogla, por qëllimi i tij është ta mbajmë topin”. Barcelona është ende në garë për tri trofe – La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve – por De Jong e ka veçuar trofeun e Ligës së Kampionëve si më të dëshiruarin për vete. Pasi është kualifikuar në fazën eliminatore si fituese e grupit këtë sezon, Barcelona do të përballet me Napolit në fazën e 1/8 të finales në garën më prestigjioze të futbollit në Evropë.

“Unë dua t’i fitoj të gjithë titujt. Por, nëse duhet ta zgjedh një, do ta zgjedhja Ligën e Kampionëve. Megjithatë, unë dua ta fitoj edhe La Ligën dhe Kupën e Mbretit”, tha De Jongu, gjatë një eventi promovues në Barcelonë. Ish-mesfushori i Ajaxit arriti në Spanjë verën e kaluar dhe edhe pse ai është përshtatur me ambientin e ri, De Jongu beson se ai, por edhe bashkëlojtarët e tij, kanë nevojë për përmirësime. “Duket se jam përshtatur lehtësisht dhe jam i lumtur, por e di se mund të bëj punë edhe më të mirë”, theksoi De Jong. “Unë gjithashtu besoj se ne mund të përmirësohemi si skuadër dhe do të bëhemi gjithnjë e më të mirë përgjatë sezonit”.

Related posts

Poloni-Kolumbi, formacionet zyrtare. Kush humb kthehet në shtëpi

Isa.Autor

Modric dhe Rakitic thonë lamtumirë me dy dedikime emocionuese: I dashur vëlla…

Isa.Autor

SKENAR I ÇMENDUR/ 65 milionë dhe një yll për Paul Pogba

bora.autor

Leave a Comment