Formula 1 Sport

ZBULON OBJEKTIVIN E DEKADËS SË RE/ “F1” synon numrin rekord të garave, pistë e re në Amerikën Qendrore

Panama City hedh kandidaturën për të organizuar një garë të Formula 1 në të ardhmen. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja panameze “Il Diario”, sipas së cilës qeveria e këtij vendi ka nisur bisedimet me Liberty Media, pronarët e Formula 1.

Qeveria e Panamasë ka nisur kontaktet edhe me një studio ligjore që është e specializuar në këtë fushë, duke studiuar terrenin për të bërë të mundur zhvillimin e një gare të Formula 1 në këtë shtet në të ardhmen.

Kjo nismë ka shumë shanse që të konkretizohet në të ardhmen, duke parë strategjinë e Liberty Media për të rritur numrin e garave dhe ndërtuar pista të reja në botë. Këtë vit, në kalendar do të hyjnë dy pista të reja, në Holandë dhe Vietnam, duke e çuar në 22 numrin e garave sezonale. Objektivi i Formula 1 është numri rekord i 25 garave në sezon në mesin e këtij 10-vjeçari që sapo ka nisur.

Related posts

Në pritje të zyrtarizimit të Zazës, kjo është goditja e radhës nga Milani

Isa.Autor

INTERVISTA/ Ylli Ibrahimovic: Unë jam Zlatan dhe dua t’i bëj njerëzit të lumtur

Delo.autor

OFENDOI ARBITRIN PAS NDESHJES ME MILANIN/ “Disiplina” italiane merr vendimin për Igli Taren, ja sa dënohet

Delo.autor

Leave a Comment