Futboll Seria A Sport

INTER BIE “SAN SIRO”/ Conte nuk kursen njeri pas humbjes me Bolognan

Njësoj si vitin e kaluar, Inter ka rënë në San Siro kundër Bologna-s së Sinisa Mihajlovic, që ka mundur 2-1 me përmbysje pasditen e sotme ekipin e Conte-s.

Trajneri i milanezëve, siç mund të imagjinohet, nuk e ka pritur aspak mirë këtë humbje.

“Është një zhgënjim i madh, kemi arritur të humbim një ndeshje që duhej të ishte e mbyllur. Zemërohem me veten sepse jam përgjegjës për atë që ndodh në fushën e lojës”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

“Edhe lojtarët duhet të jenë të zemëruar me veten, edhe ata kanë përqindjen e ty re të fajit. Duam të punojmë, por është e drejtë që të gjithë të jemi në diskutim. Unë i pari, sepse jam thirrur për të kthyer Inter-in të fitoret”.

“Sigurisht, nuk mund të ndodhë nga sot nesër, por kjo situatë është hidhëruese. Nuk jemi në nivelin që mendonim. Penalltia e Lautaro-s? Nuk dua të flas për zgjedhjen e lojtarëve që gjuajnë penalltitë, por Lautaro mund të kishte bërë më mirë”.

Related posts

Klopp ngul këmbë për futbollistin e Barcelonës, takon edhe mamanë e tij për ta bindur

Sadik.Autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ E ka trajnuar më parë, Gasperini kërkon tek Atalanta ish-lojtarin e Interit…

Delo.autor

FESTIMI ME SHQIPONJË/ Ndryshe nga Xhaka, Shaqiri vijon me ironi për zviceranët

Isa.Autor

Leave a Comment