Futboll La Liga Sport

BARCELONA-GIRONA/ Messi rikthehet i zakonshmi, ky është gol “jashtëtokësori” (VIDEO)

Vendimi i Leo Messit për të qëndruar te Barcelona dhe ulja e Roland Koeman në stol kanë rikthyer entuziazmin e munguar në kampin katalanas.

Jo vetëm kaq, por edhe lojën e bukur me të cilën skuadra e La Liga-s ka mësuar tifozët e shumtë. Barça po luan një miqësore kundër Gironas.

45 minutat e para janë mbyllur me rezultatin 2-0 për djemtë e holandezit Koeman. Philippe Coutinho (21′) dhe Leo Messi (45′) janë autorët e golave për Barcelonën.

Goli që zhbllokoi sfidën erdhi pas një aksioni model, me brazilianin e rikthyer nga Bayerni që finalizoi kryeveprën katalanase. Në minutën e fundit erdhi edhe rrjeta e “pleshtit”.

Eurogol i Leo Messit, i cili dhuron një goditje fantastike nga krahu i majtë, me topin që përplaset në shtyllë përpara se të përfundojë në rrjetë. /abcnews.al

Related posts

“UNË JAM…”/ Bosi i ri i Fulhamit ka në plan të “zgjerohet” në Premier League

Isa.Autor

“ORGANIKA NË EKIP ËSHTË E PLOTËSUAR”/ Rrëfen trajneri Egbo: Isha i vetmi me ngjyrë, por…

Delo.autor

E BUJSHME NGA TURQIA/ 2 klube të Premier League ofertë zyrtare për sulmuesin shqiptar…

Delo.autor

Leave a Comment