Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

274 MILIONË EURO PËR REVOLUCION/ Marash Kumbulla drejt klubit të madh anglez…

Marash Kumbulla është e sigurt që në verë do të ndryshojë ekip. Qendërmbrojtësi po vëzhgohet nga shumë klube të mëdha europiane dhe mes tyre është edhe Manchester United.

Gjiganti anglez në verë do tentojë të bëjë disa afrime dhe për mbrojtjen emri i Kumbullës shikohet si ideali.

“The Sun” ka publikuar një artikull dhe pasqyron se si mendohet të ndryshojë United pas shpenzimit 274 milion sterlinave. 25 prej tyre shkojnë në arkat e Hellas Verona për Kumbullën.

Jadon Sancho i Borussia Dortmund është ëndrra më e madhe, ndërkohë që Solskjaer kërkon në ekipin e tij edhe Jack Grealish James Maddisson.

Një ndryshim total në mesfushë për United, që vitet e fundit po kalon një krizë në aspektin e rezultateve.

Related posts

Bologna 1:2 Milan, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

BARCELONA-RAYO VALLECANO/ “Katalanasit” kalojnë në avantazh, shënon Messi

Delo.autor

BECKHAM ZGJEDH SYLVINHON/ Trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi

F.autor

Leave a Comment