Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-SKËNDERBEU/ Të dyja skuadrat kërkojnë triumfin në “Air Albania” (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet duke nisur nga ora 17:00, në stadiumin “Air Albania”, ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Tirana do të kërkojë të marrë trepikëshin ndaj Skënderbeut, që vjen me një qëllim në kryeqytet, të ndalë bardheblutë. Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, pasi njihen për lojën e bukur që ato bëjnë.

Daja na ka treguar se gjithmonë ndaj ekipeve të mëdha, skuadra e tij tregon paraqitje të mira dhe kështu pritet të ndodhë edhe sot. Emanuel Egbo ka zgjedhur të hedhë në fushën e lojës formacionin më të mirë të mundshëm.

Drejtësi në këtë ndeshje do të vendosë gjyqtari Kridens Meta, i ndihmuar edhe nga asistentët Denis Rexha dhe Mariglen Llukmani.

Formacionet zyrtare: 

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Torrasa, Kale, Kobinah, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

Skënderbeu: Koliçi, Imami, Pëllumbi, Pollozhani, Meksi, Dita, Elezi, Daja, Gripshi, Bregu, Pusi. Trajner: Ilir Daja

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Roma bind në Stamboll, Porto bën mrekullinë në Zvicër

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Cagliari. Rezultati 1-1

Delo.autor

KARIKATURA E DITËS/ VLERSIMI PËR MODRIC: Dikur BARI dhishë, sot udhëheq “goat” e FUTBOLLIT botëror

Isa.Autor

Leave a Comment