Futboll Sport

ANALIZA e Gabias: Po vuajmë së bashku, ekipi është me trajnerin

Rikthimi mes titullarëve nuk ishte fort fatlum për Mateo Gabian, që nuk kishte kishte luajtur 90 minuta që nga humbja në Champions kundër Dinamos së Zagrebit.

Mbrojtësi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit duke analizuar edhe arsyet e gjendjes së ekipit në renditje.

Çfarë gabuat në qasjen e ndeshjes me Lacion?

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se e para, por nuk është mirë që të ndodhë gjithmonë kjo gjë. Duhet të shohim me trajnerin se ku gabuam. Shpesh varet edhe nga ne dhe çfarë vendosim në fushë, është e drejtë që edhe si ekip të marrim përgjegjësitë dhe nuk jemi në gjendje të japim maksimumin.

Si po e përjetoni këtë moment?

Keq, padyshim. Është gjithashtu e vështirë të flasësh për të dhe situata nuk është pozitive, e vështirë për të gjetur përgjigje. Padyshim që atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është e mirë, ka hidhërim, por duhet të përpiqemi të punojmë si çdo herë me besim pas një ndeshje që nuk shkon mirë. Mund të tingëllojë si një klishe, por duhet të sigurohemi që sezoni të përfundojë ndryshe.

Çfarë ju shqetëson më shumë?

Që nuk po arrijmë asnjë rezultat. Gjëja që duhet të bëjmë është të qëndrojmë të bashkuar, duke u përpjekur ta mbyllim këtë sezon me krenari.

Çfarë do të donit t’u thoshit tifozëve?

Nuk më pëlqen të bëj deklarata. Duhet të bëjmë më mirë: nëse vijnë rezultatet, klima me tifozët do të jetë ndryshe. Ne u futëm vetë në këtë situatë dhe duhet të përpiqemi të dalim nga ajo po vetë. Tifozët na kanë përkrahur gjithmonë, pavarësisht se ky moment është i pazakontë si për ne, ashtu edhe për ata.

Pse u vuajtët edhe ndaj Lacios?

Varet se si luajmë topin, si e menaxhojmë qarkullimin, si lëvizim me kompaktësi për të qenë të pozicionuar mirë edhe kur e humbim zotërimin. Ka shumë faktorë. Këto gjëra janë ato që na mungojnë këtë vit. E kuptoj që edhe kjo duket diçka që e kemi thënë shumë herë, por qëllimi ynë është të përpiqemi të përmirësojmë defektet tona.

Si e shpjegoni një renditje kaq të keqe?

Nisim sërish nga grupi, e dimë se renditja është e keqe, do të duhet të tregojmë dëshirë për të ndryshuar sezonin. Ka ende shumë ndeshje e mund të themi fjalën tonë. Duhet të kthehemi të fitorja e të përfitojmë sa më shumë nga gabimet e konkurrencës.

Si dilet nga një klimë e tillë?

Ka shumë zhgënjim në dhomat e zhveshjes. Është normale që është kështu. Momenti është kryesisht negativ: ajo që duhet të bëjmë është të bashkohemi, të jemi edhe më shumë një grup dhe një ekip. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje dhe duhet t’i luajmë me krenari dhe dëshirë maksimale, për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Related posts

ANALIZA/ Pesë vite leksione janë tepër, Tirona gati të rikthejë lavdinë e saj

Delo.autor

Revolucion apo jo? Gattuso bën tre kërkesat e para për merkaton e verës

Sadik.Autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Tifozes seksi i bie kokoshka te gjoksi, reagimi i saj i “çmend” të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment