Futboll La Liga Sport

“500 MIJË EURO NË JAVË DHE GOLF NË DIELL”/ Mbyllet merkatoja janarit, Bale mbetet në Madrid. Ja arsyeja

Edhe një afat tjetër kalimtar kaloi dhe Gareth Bale mbeti në Real Madrid, për arsye kryesisht financiare.

Për anësorin uellsian u përfol se do të kthehej në Tottenham gjatë janarit, por edhe pse i padëshiruar në Real Madrid, palët dështuan të arrinin marrëveshje.

Bale është kritikuar në Britani se nuk po e gjen një mënyrë për t’u larguar nga Santiago Bernabeu.

Klubet e tjera e kanë të vështirë t’ia plotësojnë kërkesat 30-vjeçarit, i cili i merr mbi gjysmë milion euro në javë në Real Madrid, me të cilin ka kontratë deri më 2022.

Gazeta britanike “The Times” i ka përshkruar më së miri vështirësitë për ta transferuar Bale me këtë titull: “500.000 funte në javë dhe golf në diell”.

Related posts

CHAMPIONS/ “Los Blancos” dhe Tottenham kualifikohen, Atletico rrezikon eliminimin

Delo.autor

E DASHURON ÇMENDURISHT FUTBOLLIN/ Shikoni si feston Gatusso njërin prej golave të Napolit me Rrahmanin

Delo.autor

GATI NJË TJETËR STADIUM I RI/ Duka takohet me kryetarin e bashkisë, ja impianti ku do investohet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment