Futboll Seria A Sport

ALARMI PËR KORONAVIRUS/ Inter në stërvitje dhe epidemia nuk ndërpret…

Seria A është ndalur dhe ndeshja fillimisht e programuar për mbrëmjen e djeshme mes Interit dhe Sampdorias, mes të tjerash, u shty. Çështja, megjithatë, nuk përfundon këtu, sepse të enjten e ardhshme në Milano, në 21:00, do të luhet Liga e Europës për kthimin e 1/16-ave mes zikaltërve dhe Ludogoretsit (pas suksesit interist 2-0 në vajtje) dhe nuk është e vështirë të imagjinohet që sfida mund të jetë me rrezik të lartë.

Vështirë që sot të bëhen parashikime, por përhapja e alarmit Koronavirus dhe shtimi i rasteve të infektimit në Lombardi (por edhe Veneto) lë të mendohet se gjatë ditëve të ardhshme mund të zhvillohet një mbledhje mes krerëve të UEFAs që, në bashkëpunim të afërt me ministrin e Sporeve, Spadarora, do të vlerësojnë mundësinë për të luajtur ndeshjen në “San Siro” apo konsiderimin e zgjidhjeve alternative. Si, për shembull, zhvillimin normal të ndeshjes me dyer të mbyllura.

Inter-Milan-AP_571_855

GRUMBULLIM – Të gjitha mundësitë që do të vlerësohen me kujdes duke mbajtur në konsideratë edhe nevojën për të gjetur një datë të mirë për rikuperimin në prag të 1/8-ave që janë të programuara për 12 dhe 19 marsin: shumë e vështirë, duke parë kalendarin e ngjeshur, mbi të gjitha të Interit. Inter-Ludogorets mbetet, pra, një enigmë që duhet zgjidhur brenda pak ditësh dhe që, në çdo rast, mund t’u krijojë probleme zikaltërve si në profilin sportiv (me kalendarin që bëhet i pamenaxhueshëm) dhe ekonomik (arkëtimi i munguar i biletave në rast të ndeshjeve me dyer të mbyllura). Skuadra, sakaq, është grumbulluar ditën e djeshme në qendrën stërvitore “Appiano Gentile” për një seancë stërvitjeje të përfunduar rreth orës 15:00. Të pranishëm edhe administratorët Xhuzepe Marota dhe Alesandro Antonelo, drejtori sportiv Piero Auzilio dhe presidenti Stiven Zhang, të cilët po punonin për të kuptuar zhvillimet e situatës.

LUDOGORETS DO QARTËSIME – Në krahun tjetër, Ludogoretsi i ka kërkuar zyrtarisht UEFA-s dhe Interit qartësime mbi situatën në Lombardi dhe në kryeqendrën Milano. Më shumë se 600 tifozë bullgarë mendohet se do të udhëtojnë drejt Italisë, shumë prej të cilëve kanë blerë biletat e aeroplanëve apo autobusëve. Megjithatë, sipas burimeve të UEFA-s, sfida në fjalë nuk është në rrezik.

Related posts

Barzagli: Kundër Interit? Me zemër për gjithçka

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Ronaldo do thyej rekordin historik të mbajtur nga Platini, gara e “çmendur”

Delo.autor

VAZHDOJNË KËRKIMET/ Zhdukja e avionit të Sala: Vështirë të ketë të mbijetuar

Delo.autor

Leave a Comment