Futboll La Liga Sport

“ARMËPUSHIM” TEK BARCELONA/ “Gazzetta dello Sport”: Messi-Barcelona drejt divorcit? Dy klubet e mëdha…

Në Barcelonë janë ditë të nxehta, sigurisht jo për temperaturën. Në këtë drejtim është akoma dimër dhe aspak pranverë. Eric Abidal dhe Lionel Messi menduan për “ngrohjen” e qytetit. Papritmas ata u bënë protagonistët e një përplasjeje verbale publike, çka i bëri tifozët katalanas të dridhen. Drejtori sportiv francez foli për “Sport” dhe atakoi “lojtarë të pakënaqur, që nuk performojnë më së miri gjatë stërvitjes”. Kjo nuk u pëlqye nga kapiteni. Në llogarinë e tij të Instagramit, ylli argjentinas iu përgjigj ish-shokut të skuadrës, duke e ftuar të “flasë me emra të përveçëm, në vend që të dëmtojë të gjithë anëtarët e ekipit me lajme të rreme”.

Dje ishte dita e “armëpushimit”, me presidentin Josep Maria Bartomeu si “zjarrfikës”. Katalanasi numër një ishte në Bruksel, por gjeti kohë të fliste me Messin, së pari, dhe më pas me Abidal. Besimi u konfirmua për drejtorin sportiv. Një vendim, i cili, megjithatë, mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e lojtarit më të fortë në skuadër. Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, nuk duhet të përjashtojmë asgjë në lidhje me të, madje as hipotezën e një lamtumire të Messit në fund të sezonit. Kjo nuk do të ndodhte falë klauzolës së lirimit prej 700 milionë eurove, të parashikuar në kontratën e tij, por plotësisht falas, falë një marrëveshjeje që do ta lejonte atë të ikte pa asnjë kosto, duke njoftuar klubin 30 ditë përpara.

Kontrata e tanishme do të skadojë më 30 qershor 2021 dhe shumë në Barcelonë kanë frikë se para kësaj date, një lidhje që filloi në vitin 2000, kur Messi ishte vetëm 13 vjeç dhe ishte larguar nga Argjentina për të ndjekur një ëndërr, që më vonë u bë realitet falë sakrificave dhe punës së palodhur, mund të marrë fund. Gazeta milaneze mundohet të bëjë një listë të skuadrave, që mund ta shfrytëzojnë rastin dhe të marrin yllin argjentinas. Para së gjithash, Manchester City, që drejtohet mga mentori i tij, Pep Guardiola, ose kushërinjtë e Manchester United, përveç PSG-së së mikut të tij, Neymar, që vetë Messi donte ta merrte symbyllurazi, verën e kaluar.

Për të përfunduar me destinacionin italian, të vështirë, por tërheqës në të njëjtën kohë: Juventusin e rivalit të përjetshëm, Cristiano Ronaldo, ose Interin ambicioz të Suning, i cili do t’iu përgjigjej bardhezinjve me një operacion të stilit CR7. Këto janë vetëm mundësi, që mund të shndërrohen në diçka më shumë, nëse marrëdhënia e Messit me mjedisin Blaugrana nuk përmirësohet. Nëse në fund të sezonit trofetë nuk arrijnë, atëherë do të duhet të fillojmë të shqetësohemi dhe të konsiderojmë seriozisht një ndarje të paimagjinueshme deri disa javë më parë.

Related posts

Ikën Griezmann, vjen nje argjentinas; ja plani i Atletico Madrid për merkaton e verës

Sadik.Autor

NBA/ Nga 1 dhjetori nis faza përgatitore, por maksimimi me 4 lojtarë

Delo.autor

Ganë, presidenti i vendin urdhëron arrestimin e kreut të federatës së futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment