Futboll La Liga Sport

“SFIDA NDAJ PSG-SË? JAM I BINDUR SE…”/ Asensio: Hazard do të na e tregojë një ditë se çfarë po ndodh

Marko Asensio është njeriu i javës në Madrid. Goli i tij kundër Granadës në fundjavë i dha mundësinë Realit të shkëputet 6 pikë nga Sevilja ndjekëse në kampionat. Sulmuesi nga ishujt Baleare ka dhënë një intervistë për “E’ Larguero” në “Cadena SER”, duke prekur tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me Realin dhe të ardhmen e tij.

RIVALËT PËR TITULL – “Nuk kemi përse e fshehim, rivali ynë për titullin është Sevilja. Duhet të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm konstant dhe ta shohim çdo ndeshje si një finale”.

BENZEMA – “Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai është një frymëzim për secilin prej nesh dhe për çdo të ri. Ka kaluar momente të vështira, por këto e kanë bërë më të fortë e më të pjekur”.

HAZARD – “E shoh mirë, për kanë ndodhur shumë gjëra që e kanë penguar të jetë ai që njohim. E kam të vështirë të kuptoj se çfarë ka ndodhur me të. Duhet ta pyesim dhe jam i bindur se një ditë do të na tregojë gjithçka. Por, ne e dimë se është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të na ndihmojë shumë”.

MBAPE – “Më pëlqen të luaj me lojtarë të mëdhenj. Nëse do të vijë jam i bindur se do të kuptohemi për mrekulli”.

DUELI NDAJ PSG-së – “Në një ndeshje si kjo nuk ka favoritë. Do të përballemi me një skuadër shumë të fortë, por ne jemi Reali dhe kemi besim se do t’ia dalim. Jam i bindur se kualifikohemi”.

LARGIMI NGA REALI – “Nuk e kam planifikuar asnjëherë një largim timin nga Madridi. Natyrisht që nuk kam kaluar një vit të lehtë si pasojë e dëmtimeve dhe nuk është e lehtë të kthehesh menjëherë. Kam pasur disa biseda me trajnerin dhe më ka përçuar besim. Ndihem komod me të dhe me kërkesat e tij”.

SERXHO RAMOS – “Pas golit kundër Granadës më shkroi mesazh për të më uruar. Do të jetë një përballje e bukur me të”.

E ARDHMJA – “Tani e vetmja gjë që mendoj është të luaj sa më shumë me Realin. Dua të argëtohem në fushë dhe të argëtoj tifozët e Realit në stadium”.

Related posts

E vërteta: Ja pse u largua në këtë moment Iniesta nga Barcelona!

Sadik.Autor

NUK U PARAQIT NË STËRVITJEN E PARË TË SARRIT/ Milan dhe Juventus vihen pas futbollistit “rebel” të Lazios…

Delo.autor

Pelé: Ja problemi që duhet të rregullojë Brazili për Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment