Futboll Seria A Sport

“E VËSHTIRË TA SHPJEGOSH ÇFARË NDODHI”/ Ibrahimovic: Pas barazimit, çdo gjë…

Zlatan Ibrahimovic e ka të vështirë ta shpjegojë sesi Milani i tij u mposhtë 4:2 nga Interi, edhe pse po udhëhiqte 2:0 pas pjesës së parë në derbin e Milanos të dielën. Sulmuesi suedez ishte vendimtar në pjesën e parë, duke asistuar për golin e Ante Rebic para se të shënonte vet, por Marcelo Brozovic, Matias Vecino, Stefan de Vrij dhe Romelu Lukaku i përmbysen gjërat dhe ia siguruan fitoren 4:2 Interit në pjesën e dytë. “Është e vështirë ta shpjegosh se çfarë ndodhi. Në pushimin mes pjesëve i thamë vetes tonë se 15 minutat e para në pjesën e dytë do të jenë vendimtarë dhe në atë periudhë 15-minutëshe ne i pësuam dy gola”, tha Ibrahimovic për Sky Sport Italia.

38-vjeçari mendon se kuqezinjtë nuk besuan në fitore në pjesën e dytë. “Ne u ndalëm, ekipi nuk besoi më, nuk bëri presion më dhe nuk e lëvizi topin përreth mjaftueshëm. Pas barazimit, cdo gjë dështoi”, shtoi ai.

Related posts

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ “Monstra” Uzuni, sulmuesi kuqezi shënon 5 gola në 5 ndeshje radhazi me Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ FERENCVAROS NË CHAMPIONS/ Pirlo: Më në fund jemi shumë tani dhe…

Delo.autor

“THE KING IS BACK”/ Neymar nënshkruan kontratën e jetës… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment