Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA E SHERRIT TEK BARCELONA/ “El Pais”: Messi dhe Ter Stegen u konfliktuan me njëri-tjetrin

Edhe pse presidenti i Barcelonës Bartomeu tentoi të pajtonte kapitenin Lionel Mesin me drejtorin e klubit Erik Abidal, mediat në Spanjë zbulojnë se lojtarët që u përfshinë në sherr gjatë stërvitjes së fundit ishin ylli argjentinas dhe portieri Mark Andre Ter Shtegen.

“El Pais” shkruan se “Pleshti” dhe gardiani gjerman, të cilët njihen brenda skuadrës si liderët e Barcelonës kanë debatuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin për shkak të luhatjeve në rezultate gjatë këtij sezoni.

Disa ditë pasi u lajmërua nga mediat iberike se brenda kampit katalanas kishte nisur një konflikt i ashpër, por nuk u përmendën emra. Ditën e djeshme presidenti i klubit Bartomeu zhvilloi një mbledhje emergjente për të sheshuar mosmarrëveshjet e brendshme.

Drejtori i klubit Erik Abidal dhe Lionel Mesi shkëmbyen replika rreth gjendjes jo të mirë të ekipit. Argjentinasi i kërkoi ish-shokut të skuadrës të përmendë emrat e futbollistëve që janë përgjegjës për rënien e Barcelonës në këtë sezon.

Barcelona-news-Lionel-Messi-Eric-Abidal-row-1238585

Shkarkimi I Ernesto Valverdes në fillim të këtij viti ka sjellë pakënaqësi te skuadra e Barcelonës.

Related posts

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ CONTE trajneri i ri i MILANIT, Leonardo ka nisur kontaktet

Isa.Autor

SFIDA KHABIB-GEORGES ST-PIERRE/ Dana White: Ata të dy nuk janë të interesuar të duelojnë mes tyre

Delo.autor

DËNIMI i Xhakës dhe Shaqirit/Ja çfarë kanë bërë tifozët për ta NDALUAR këtë vendim (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment