Boks Sport

DUELI I “TITANËVE”/ Gjatë peshimeve të Fury dhe Wilder policia arreston kampionin e botës (VIDEO)

Boksieri amerikan Adrien “The Problem” Broner është arrestuar në Las Vegas, gjatë kohës që kryheshin peshimet e boksierëve Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Ishkampioni i botës në peshën “light welterweight” ka dalë në pranga dhe i shoqëruar nga policia nga MGM Grand Arena, ku mëngjesin e nesërm do të zhvillohet dueli i madh i peshave të rënda.

Sipas TMZ, që prej nëntorit të vitit të kaluar, ish-kampioni i botës nuk lejohet që të hyjë në këtë hotel (MGM Grand Arena).

Ai ka thyer këtë rregull dhe ka hyrë në mjediset e tij, duke sjellë arrestimin e tij.

Edhe pse forcat e sigurisë private i kanë thënë të largohet ai ka refuzuar të lërë mjediset e hotelit, ndaj dhe është lajmëruar policia, e cila ka bërë shoqërimin e tij.

Gjatë kohës që u arrestuar Adrien Broner ishte duke dhënë intervista dhe dukej në formë.

Ai nuk lejohet të hyjë në MGM Grand Arena pas një sherri që ka patur në nëntorin e vitit të kaluar ndaj Gervonta Davis.

Duelin e fundit e ka zhvilluar në janar të këtij viti, kur u mund nga Manny Pacquiao.

Related posts

“DUHET TË SHKONTE NË TUALET”/ Trajneri Nagelsmann zbulon prapaskenën gjatë sfidës Barcelona-Bayern

Delo.autor

“TIRANA DUHEJ TË ZGJIDHTE KONTRAT E LOJTARËVE ME PESHË”/ Mema: Klubet shqiptare i besojnë më shumë rutinës se strategjisë

Delo.autor

NË KAOS/ “Këmbë prej druri”: Kampioni i botës sulmon Hummels dhe Boateng

Isa.Autor

Leave a Comment