Futboll La Liga Sport

DY LEGJENDA NË HISTORINË E KLUBEVE TË TYRE/ Ramos-Messi, kapitulli i 41-të në “El Clasico” (GRAFIKA)

Dy kapitenë, dy mënyra për të kuptuar peshën e kësaj supersfide të gjallë, dy legjenda në historinë e klubeve të tyre, ADN e Real Madridit dhe Barcelonës. Sergio Ramos dhe Leo Messi. Thelbi i “El Clasico” është ruajtur ndër vite, sepse është përplasja e përsëritur më shumë herë përgjatë një llogarie, që mbush 244 duele të dielën. Dueli mes Ramos dhe Messit arrin në kapitullin e tij me numrin 41. Bilanci është qartësisht në favor të argjentinasit: 19 fitore për Barçën, me 26 gola të shënuar nga ai, karshi 12 fitoreve të Real Madridit, me 4 gola të shënuar nga Ramos. Të gjitha, në La Liga.

Herën e parë, që rrugët e tyre u kryqëzuan në sfidën e madhe të futbollit spanjoll, ndodhi më shumë se 14 vite më parë. Dhe kjo nuk është një ndeshje dosido në llogarinë e “El Clasico”. Ajo u luajt më 19 nëntor 2005, ditën kur “Bernabéu” u pushtua nga Ronaldinho me një paraqitje të jashtëzakonshme. Ndeshja përfundoi 0-3 për katalanasit. Atë ditë, Rijkaard formoi një “trident” sulmues me Messin dhe Eto’o, pranë brazilianit. Argjentinasi luajti 70 minuta.

Më 10 mars 2007, Real Madridi vizitoi “Camp Nou”. Kjo është “El Clasico” e parë, në të cilën erdhën golat e Messit dhe Ramos. Kapiteni i Real Madridit sot i fitoi dy klasiket e tij të para në “Bernabéu”: 2-0 dhe 4-1. Nga atje, Barcelona e ka bërë “Chamartín” pothuajse shtëpinë e saj të dytë. Spikat fitorja 2-6, në maj 2009, në të cilën Ramos la shenjën e tij në minutën e 55-të, për rezultatin momental 2-3. Që atëherë, janë vetëm dy, fitoret e Real Madridit në shtëpi (2-1 në sezonin 2012-2013 dhe 3-1, dy sezone më vonë).

Nga koka e Sergio te repertori i Leo. Nga ato dy fitore, e para erdhi përmes golit me kokë të Ramos në ndeshjen e fundit (minuta e 81-të). Në të njëjtën mënyrë, ai e udhëhoqi Real Madridin në “Camp Nou”, më 3 dhjetor 2016. Katër golat që Ramos ka shënuar ndaj Barcelonës kanë kaluar përmes edicioneve të ndryshme. Katalogu i 26 golave të Messit në “El Clasico” është shumë më i larmishëm. Kupa e Mbretit ka qenë territori, në të cilin Ramos ka bërë ligjin ndaj Messit. Dy fitore, tri barazime dhe dy humbje për Ramos, në gjithsej shtatë ndeshje. Në Ligën e Kampionëve, ata u takuan vetëm në gjysmëfinalen e parë të vitit 2011, ndeshjen e famshme të kartonit të kuq të Pepe. Messi vulosi të dy golat e Barçës dhe Ramos pa një të verdhë, që e ndaloi atë të luante ndeshjen e kthimit.

Në Superkupën e Spanjës shfaqet ekuilibri mes të dyve. Ramos, megjithë 6 golat e Messit në kaq ndeshje, ka fituar dy nga tri prej tyre, ato ka luajtur kundër Barcelonës së argjentinasit, në këtë kompeticion. Se çfarë është Sergio Ramos për Real Madridin shpjegohet në koleksionin e klasikeve të luajtura deri tani. Të dielën ai do të arkivojë kapitullin e 44-t në këtë drejtim. Në “Camp Nou”, ai u bë lojtari, që ka luajtur më shumë përballje të tilla. Në ndjekje të tij është Messi, i cili në “Bernabéu” do të luajë klasiken e 43-të, për të lënë pas Gento, Sanchís dhe Xavi. Dhe askush nuk ka shënuar më shumë gola në kësi supersfidash sesa ai: 26 gola, karshi 18 golave të Di Stéfano dhe CR7.

Related posts

U GRUMBULLUA TEK ANGLIA/ Ylli londinez mesazh Sarrit: Qëndroj tek Chelsea, por me një kusht…

Delo.autor

REALI e BARÇA dy “mbretërit” e penalltive të dhëna në Champions, ndërsa RONALDO…

Isa.Autor

“Shpërthejnë” te Argjentina para Botërorit: Ai duhet ta mbyllë gojën

Sadik.Autor

Leave a Comment