Futboll Kategoria Superiore Sport

BYLIS-FLAMURTARI/ Të dyja ekipet synojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Bylisi dhe Flamurtari do të përballen mes tyre ditën e sotme në stadiumin “Adush Muça”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Kategorinë Superiore.

Një ndeshje ku të dyja ekipet nuk vijnë me një seri pozitive të rezultateve, me Bylisin që nuk njeh fitore në kampionat prej 6 ndeshjesh, por në dy ndeshjet e fundit ka marrë dy barazime shumë të rëndësishme ndaj dy skuadrave për titull siç janë Kukësi dhe Partizani.

Flamurtari vjen pas humbjes me Laçin në shtëpi dhe do të kërkojnë të përsërisin edhe njëherë ndeshjen me Luftëtarin, ku morën edhe fitoren e parë për këtë kampionat. Pritet një ndeshje e bukur, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy ekipet, me ballshiotët që janë favoritë për ta fituar ndeshjen e sotme.

Formacionet zyrtare:

Bylis: Hidi, Viçente, Bicaj, Shkalla, Goxha, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Mozone, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Henrike, Lukas Ramos, Kreshpa, Hoxhaj, Oliveira, Ribaj. Trajner: Marselo Troisi.

89092617_2766986823418725_634380319025266688_n

Related posts

Rusi 2018, ekzagjerimi i televizionit argjentinas, një minutë heshtje për humbjen me Kroacinë

Sadik.Autor

NJË REKORD PËR GJIGANTIN E SERIE A/ Ja vlera “astronomike” e klubit të Juventusit

Delo.autor

“FLUTURON” KARTONI I BROJËS/ Rritje e “çmendur” në treg, të shtunën pritet titullar

Delo.autor

Leave a Comment