Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Flamurtari. Rezultati 2-0

Ka startuar në orën 17:00, sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra e Adolfo Sormanit do të kërkojë të vijojë serinë e rezultateve pozitive pas triumfit ndaj Luftëtarit në transfertë. Përballë ka një skuadër me shumë probleme, e cila duket e rënë nga kategoria.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, tekniku italian ka preferuar të bëjë vetëm 1 ndryshime, duke preferuar nga minuta e parë Feratin, teksa është ulur në stol kosovari Broja.

FT| PARTIZANI – FLAMURTARI 2-0

Çinari 62′ (p), Trashi 72′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

85’ Partizani e ka të lehtë të gjejë hapësira nga krahët dhe provon vazhdimisht me harkime të gjejë edhe golin e tretë, por pa sukses.

80′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Melo në lojë Kodra.

77’ Goditje dënimi ballore e Telushit, topi shkon direkt në duart e Moçkës.

73’ Zëvendësim te Partizani, Braun merr vendin e Solomon në fushën e lojës te të kuqtë.

72′ GOOOOL PARTIZANI 2-0/ Dyfishohen shifrat. Loren Trashi gjen rrugën e rrjetës. Futbollisti gramshiot futet bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën mposht portierin Moçka. 

70′ Aksion fantastik i Partizanit. Kote hap një top të bukur në krah për Melon, që pason për Idrizajn i cili kroson në zonë për Bardhin, ky i fundit servir për Çinarin, që me planzhon e prek pak sferën, që shkon pak centimetra larg shtyllës.

67′ Pranë golit të dytë Partizani me Bardhin i cili provon me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën.

62′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Eraldo Çinari realizon nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh Partizanin. 

60′ Penallti për Partizanin. E shkakton Ariel Muçollari i cili ndëshkohet me karton të verdhë, pas një kontakti me Solomon. Nuk janë dakord futbollistët vlonjat të cilët protestojnë.

58′ Zëvendësim te Partizani, largohet Ferati, vendin e tij e zë Kristi Kote.

55′ Zëvendësim i tretë te Flamurtari, largohet nga fusha, Gersi Diamanti, vendin e tij e zë Balilaj.

52′ Provon edhe Ferati me një gjuajtje nga distanca, por topi kontrollohet nga Moçka në 2 kohë.

46′ Partizani e nis në sulm pjesën e dytë me Solonon, i cili provon 2 herë nga brenda zonës, por pa sukses.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2′ Zëvendësim i dytë te Flamurtari, largohet Pjeshka i dëmtuar, vendin e tij e zë i riu Llapi.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

38’ Goditje dënimi e ekzekutuar me skemë nga Partizani,  topi i kthyer në qendër nuk arrihet nga Solomon dhe mbrojtja e vlonjateve largon rrezikun.

36′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Kreshpa i dëmtuar, vendin e tij e zë Ariel Muçollari.

31′ E pabesueshme çfarë humbet Partizani me Solomon, i cili pas asistit të Bardhit, ishte i vetëm përballë portierit Moçka, brenda zonës, por gaboi, duke sfumuar një mundësi të artë shënimi.

25’ Të kuqtë mundohen tani të gjejnë të pavendosur mbrojtjen me topa të gjatë, por Solomon është gjithmonë i izoluar.

19’ Ferhati hyn në zonë nga krahu i majtë dhe arrin deri në fundore por aty mbyllet mirë nga Qarri i vëmendshëm .

17′ Çinari provon me një kthesë me të djathtën, topi shkon jashtë kuadratit.

12’  Goditje dënimi për Partizanin, Telushi nga e djathta gjuan fort por Moçka i përgjigjet në kohë dhe grushton në këndore.

7’ Dominim territorial i Partizanit, me vlonjatët që qëndrojnë më të tërhequr dhe presin që të rrezikojnë me kundërsulme.

3′ Kundërpërgjigjet Partizani me Solomon, i cili gjuan me kokë brenda zonës, pas krosimit të Telushit, por topi shkon jashtë kuadratit.

2′ Pranë golit Flamurtari me Rrapajn, i cili kërënon portën e Alban Hoxhës me një gjuajtje të bukur me të majtën nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

1′ Ka startuar sfida në “Selman Stërmasi”.

Related posts

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Kushton 30 milionë euro, trajneri Bielsa siguron yllin e Manchester United…

Delo.autor

CAGLIARI-ATALANTA/ Festa prishet pas 12 minutash lojë, VAR anulon “magjinë” e Simeones (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT KATASTROFË/ 1 pikë në 2 ndeshje, Reali ka 20% shanse të kalojë…

Delo.autor

Leave a Comment