Futboll Seria A Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Candreva kërcënon MIlna, ja formacioni i mundshëm

Na ishte një herë mbrojtja me pesë futbollistë ku qendërmbrojtësi vepronte si organizator. Dy qendrat e tjera dhe mbrojtësit e krahut nuk duhet të lëviznin, por të qëndronin në pritje për t’u hedhur në kundërsulm. Ishin kohët e 5-3-2-shit, një sistem që haset shpesh në futbollin modern, por me një pamje tjetër.

antonio-conte-lecce-interviste-638x425

Sot markimi zonal lejon lojtarët e korsive anësore të luajnë në pozicione më të avancuara, duke qenë, sipas nevojës, mesfushorë apo sulmues krahu. Siç ndodh praktikisht tek Interi i Antonio Kontes, rregulli i parë i të cilit është që ekipi të mbrohet që në metrat e para në gjysmëfushën rivale.Filozofia e trajnerit zikaltër ka edhe rregulla të tjera, siç është ai i bllokimit të hapësirave gjerë e gjatë fushës. Lojtarët e krahut duhet të qëndrojnë sa më pranë vijës anësore, të mundohen të shtyjnë sa më shumë, por pa harruar se në aspektin difensiv duhet të kryejnë diagonalet, aq të rëndësishme në ekonominë e një ndeshjeje.

Inter-Milan-AP_571_855

 DOGMA – Dikur i pasionuar pas 4-2-4, Konte zgjodhi që t’i besonte karrierën 3-5-2-shit, ku aksioni nuk mbyllet me katër futbollistë, por me plot pesë të tillë. Zona rivale është objektivi kryesor dhe trajneri pret që ajo të mbushet nga dy sulmuesit, të mbështetur nga dy anësorët dhe të paktën një mesfushor që vjen nga pas. Sistemet e lojës, pa modulet në brendësinë e tyre, do të ishin thjesht numra, ndaj diferencën mund ta bëjnë vetëm interpretuesit.

Ideja e lojës së Kontes ka të bëjë me cilësinë dhe agresivitetin në fuqi maksimale, çka do të ishte shumë e komplikuar të arrihej pa dy anësorë cilësorë. Teknikut 50-vjeçar i duhen vrapime dhe teknikë, ndaj jo më kot, dy përforcimet e para të Interit në merkaton e janarit ishin dy zanatçinj të sektorit. Eshli Jang dhe Viktor Mozes nuk erdhën rastësisht në Milano. Përvoja britanike, ku intensiteti për 90 minuta është kusht kryesor, duket përbërësi për të cilin zikaltrit kanë nevojë. Anglezi dhe nigeriani duhet të jenë shigjetat e reja të një skuadre që do të varet shumë nga shpejtësia dhe shpërthimet 34- vjeçarit të ardhur nga Junajtid dhe 29-vjeçarit nga Fenerbahçe.

f918485c2cd8b3a8a056e90b413e0764-87258-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

IMPAKTE – Në fitoren 2-0 ndaj Udinezes, Mozes dhe Jang ishin titullarë dhe kontributin më të madh e dhanë në fazën sulmuese. Si mbrojtës nuk ishin edhe aq korrektë në paraqitjen e tyre, sidomos nigeriani që herë pas here shihte Semanin t’i vidhej pas shpine. Ajo ndeshje nuk ka cenuar besimin e Kontes ndaj afrikanit, megjithatë dje në vend të tij është testuar Kandreva, i cili ndaj Milanit ka shënuar në dy derbe.

Duke qëndruar te Mozes, ai “lind” si sulmues të cilin Konte në kohët e Çelsit e përshtati si lojtar krahu. Rol i ri dhe detyra të reja, por që i dhanë tjetër shkëlqim Mozesit, e jo më kot trajneri e kërkoi me ngulm gjatë janarit. Fort më pozitiv ka qenë integrimi i Eshli Jangut. Fillimi i mirë është gjysma e punës, e për anglezin debutimi ndaj Kaljarit ishte vërtet një ogur pozitiv. Asnjë emocion për veteranin, i cili në atë ndeshje gjeti kohën edhe për një asist për Lautaron. Me 34 vite mbi shpinë nuk është një burim rinie, por mund të garantojë shtytjen për të cilën ka nevojë manovra zikaltër.

Në 25 metrat e fundit anglezi është shpesh vrastar, sepse mund të krosojë nga fundorja, të kthehet pas për të krosuar me të djathtën, por edhe të çajë i vetëm zonën për të goditur drejt portës. Jang i thjeshtëson punën trajnerit sepse megjithëse prej vitesh luan si mbrojtës, karrierën e ka nisur dhe vazhduar për një kohë të gjatë si sulmues krahu.

Aplikimi në detyrë ka mbetur i njëjti, teksa rolin e ka zhvilluar në një mënyrë shumë të përshtatshme për idetë e Kontes. Ai paraqitet në derbi si një lojtar total e si i tillë do të donte t’i shtonte CV-së suksesin ndaj Milanit, në një tjetër derbi nga të shumtit që ka luajtur në karrierën e tij të gjatë.

Related posts

SUPER SFIDA MILAN-JUVENTUS /Cristiano Ronaldo kërkon golin e parë në “San Siro”

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ 12-vjeçarja Hiraki dhe 13-vjeçarja Brown fitojnë medalje në Lojërat Olimpike

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Alla menjëherë titullar te Flamurtari, Cungu fut për herë të parë Limajn

Isa.Autor

Leave a Comment