Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus gati 150 milionë euro dhe dy lojtarë për të rikthyer Pogban

Ëndrra e madhe dhe nevoja e madhe. Aty në mes, “Zonja e Vjetër” nuk e ka harruar kurrë Pol Pogbanë. Në mesfushë, Juventusit i nevojiten dëshpërimisht kilogramë, centimetra dhe gola. Dhe në tavolinë qarkullon edhe një herë ideja e rikthimit të tij në Torino. “Asgjë nuk është e pamundur nëse ekziston vullneti nga të dyja palët”, tha menaxheri Mino Raiola nga “San Siro” të enjten. “Italia është shtëpia e dytë e Pogbasë. Nuk do t’i vinte keq të rikthehej te Juve, por është herët për të folur”.pogba

Mund të jetë shpejt, por superagjenti nuk i lëshon kurrë rastësisht fjalët në ajër. Qëllimi është t’i pasohej topi “Zonjës”. Juventusi po e vlerëson operacionin 360 gradë si nga ana teknike, ashtu edhe nga ajo e biznesit. Një lojtar që anglezët e blenë 4 vite më parë për 110 milionë euro.

Por “Gazzetta dello Sport” ka bërë një llogari se sa do të mund të kushtonte sot riblerja nga Junajtid e një lojtari, që fiton 14 milionë euro neto në sezon në “Old Trafford” (plus bonuset) dhe ka edhe një kontratë deri në vitin 2021 me klauzolën e rinovimit edhe për një tjetër vit. Pas një muaji, ai do të festojë 27-vjetorin. Ideja që italianët të paguajnë një vlerë mbi 100 milionë euro për kartonin e francezit duket e vështirë.

Ata janë gati të ofrojnë një shifër 50 milionë euro, plus kartonët e Rabiosë dhe Ramsejt dhe nëse i shtohet edhe rroga neto e lojtarit për një kontratë 5-vjeçare në Torino, atëherë operacioni në total do t’i kushtonte “Zonjës” deri në 150 milionë euro. Por nga ana tjetër, duhen bërë llogaritë edhe me konkurrencën.ramsej rabio

Juve mbetet gjithnjë në zemrën e Pogbasë, por ai nuk e ka fshehur kurrë ëndrrën për të luajtur për Realin e Zinedin Zidanit. Janë të gjitha opsione në tavolinë, por në Itali kanë nisur t’i përziejnë letrat më shpejt sesa në Spanjë.

Related posts

ALEX SANDRO tek PSG/ JUVENTUS hidhet në sulm për mbrojtësin MADRILEN

Isa.Autor

DYSHJA MARTINEZ-AGUERO FANTASTIK/ Argjentina kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Amerikës (VIDEO)

Delo.autor

Çështja “Skënderbeu”, Daja “sherr” me ish-drejtorin e Partizanit: Raporti është bosh!

Q.Autor

Leave a Comment