Futboll Seria A Sport

“E MERITUAM FITOREN”/ Diego Godin: Eriksen është inteligjent, por duhet t’i japim kohë

Protagonist i një paraqitjeje me ulje-ngritje, edhe Diego Godin u ndal për mikrofonat e mediave të pranishme pas suksesit 2-0 në fushën e Ludogoretsit:

“U përballëm ndaj një kundërshtari të ndërlikuar, kampion në Bullgari tashmë prej vitesh dhe pjesëmarrës në disa edicione më parë në Ligën e Kampioneve. Në pjesën e parë e patëm të vështirë të gjenim hapësira, ndeshja ishte e vështirë për t’u kontrolluar edhe për shkak të kushteve të fushës; ndërsa pas pushimit rritëm intensitetin dhe luajtëm më hapur pasi gjetëm golin”, ka shpjeguar mbrojtësi uruguaian.

“Skuadrat e mëdha që duhet të fitojnë duhet zbresin në fushë gjithmonë me një grup të përgatitur. Sot (dje) luajtën ata që kanë më pak hapësira dhe shokët e skuadrës u treguan të gjithë shumë të zotë. E kemi ne si detyrë t’i mundësojnë trajnerit alternativa taktike. Pikëpamja ime mbi ambientimin e Eriksenit? Edhe unë vij nga një tjetër lloj futbolli dhe nuk është kurrë e lehtë, qoftë kur mendojmë për gjuhën. Në mënyra të ndryshme, edhe mua më është dashur të përshtatem. Eriksen është inteligjent dhe do të bëjë me siguri ato që i kërkon trajneri, i duhet dhënë vetëm koha e nevojshme për të punuar. Loja e Kontes është shumë kërkuese në nivel fizik, ndërsa për sa u përket cilësive nuk ka asnjë diskutim. Me golin e tij zhbllokuam ndeshjen dhe nga ai moment e patëm më të lehtë”.

Related posts

NGA SFIDA ME NAPOLIN TEK CHAMPIONSI/ Spalletti: Kemi lënë shumë pikë rrugës, me rëndësi është…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gareth Bale del kundër planit të Real Madrid, shkaku befasues

Delo.autor

ITALIANI JACOBS SHKROI HISTORINË/ Mamaja që kishte parashikuar gjithçka “kërcënon” Bolt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment