Futboll Premier League Sport

“MJAFT FITOVE ME LIVERPOOL”/ Tifozi i United i shkruan letër Klopp. Trajneri gjerman i përgjigjet

Javën e shkuar, një tifoz i ri i Manchester United i shkruajti një letër Jurgen Klop, duke i kërkuar që të ndalonte duke fituar me Liverpool.

Trajneri i “Reds” u tregua i sjellshëm teksa iu përgjigj se “më vjen keq që nuk e kënaq dot kërkesën tënde, por detyra ime është të bëj Liverpool të fitojë.

Për fatin tënd, kemi humbur në të shkuarën dhe do të humbasim në të ardhmen, sepse kështu funksionon futbolli.

Shpresoj që pasioni yt për futbollin të mos zbehet dhe të jesh aq me fat saqë të shohësh ekipin tënd duke fituar ndonjë trofe.

Liverpool dhe Manchester United janë rivalë të mëdhenj por edhe respektohen mes tyre. Dhe për mua futbolli është ky”.

Related posts

DËMTIMI I BËHET MAKTH/ Mesfushori i Kombëtares që po shkëlqente në Seria A mungon ndaj Interit

F.autor

KUJTON KOHËN TEK PALERMO/ Pastore: Zamparini, si baba. Ja këshilla që i dhashë Dybala

Delo.autor

NJË MUAJ NGA CEREMONIA NË PARIS/ “Rrjedh” në media lista e supozuar, që ia jep “Topin e Artë” këtij futbollisti

Delo.autor

Leave a Comment