Sport Të tjera

U PEZULLUA NGA “US OPEN”/ Tenistin Djokovic e tradhtojnë sërish nervat në Romë (VIDEO)

Temperamenti i ballkanasit është shumë evident te Novak Djokovic. Ai u skualifikua nga Granslami US Open sepse goditi një nga gjyqtarët me top në fytyrë, por ka patur sërish probleme në Romë. Ai po merr pjesë në masterin e Romës me fushë me dhe dhe në ndeshjen çerekfinale kundër Dominik Koepfer dhuroi një tjetër shfaqje të shëmtuar.

Djokovic përplasi me forcë raketën e tij duke e thyer atë. Ai mori paralajmërim nga gjyqtari kryesor i takimit. Numri një i botës u kualifikua në gjysmëfinale sepse mposhti kundërshtarin e tij 2-1 me sete (6-3, 4-6, 6-3).

33-vjeçari foli pas incidentit të ndodhur në fushë. “Nuk është raketa e parë dhe as e fundit që do të thyejë gjatë karrierës sime. E kam bërë më parë dhe me shumë mundësi do e bëj sërish. Nuk dua të ndodhë, por ndodh. Në këtë mënyrë çliroj zemërimin tim”, – tha ai.

Related posts

POGBA EGOIST: “Dua një yll… nuk e meritojmë atë që kemi!”

Isa.Autor

“NUK JAM NJË DIKTATOR”/ Arteta dhe rasti i Aubameyang: Ja çfarë kërkoj unë

Delo.autor

PARA NDESHJES ME LIVERPOOLIN/ Rivaldo paralajmëron “Katalanasit”: Tregohuni të kujdesshëm, sepse ky lojtar…

Delo.autor

Leave a Comment