Futboll Sport

ËSHTË DUKE KËRKUAR NJË SFIDË TË RE/ Trajneri Allegri: Do të kthehem në shtator, asnjë kontakt me…

Iu lakua emri te Tottenham, Manchester United, PSG, Milan, Barcelona. Për të gjitha ekipet në vështirësi, ose me probleme në pika të caktuara të sezonit të tyre, në skenë del ai. Max Allegri, megjithatë, ka vendosur të qëndrojë pushim për këtë sezon. Më tej do të tentojë rikthimin në stol, pasi bëri histori me Juventusin. Natyrisht, është duke kërkuar një sfidë të re diku tjetër.

Trajneri livornez i përjashton kontaktet me PSG, siç është folur së fundi. I intervistuar nga AFP, Allegri është i qartë në këtë pikë: “Nuk ka asgjë me PSG. Do të ishte një mungesë respekti për të tjerët që të bisedoj me Leonardo. Unë jam në Paris, një qytet i mrekullueshëm, për të prezantuar librin tim, veçanërisht anekdotat dhe përvojat e mia. Ende nuk di asgjë për të ardhmen time”.

Pa dyshim që Allegri mezi pret të rikthehet: Në shtator (sezonin tjetër) duhet të rikthehem. Nëse mësohem me shumë pushime nuk punoj dot më. Për këtë duhet të rifilloj”. Prej disa kohësh është folur për një destinacion të mundshëm në Premier League, ndërsa Allegri po mëson anglishten: “Po e mësoj për kulturën time personale, sepse kur shkoj jashtë vendit nuk mund të komunikoj…

Premier League, megjithatë, mbetet destinacioni më i mundshëm për të. Allegri po mëson anglisht edhe për punë. Klubet nuk e kanë harruar emrin e tij, janë të gatshëm të përfitojnë nga statusi i tij si trajner i paangazhuar. Të presim e të shohim.

Related posts

LIVERPOOL I PAPËRMBAJTSHËM/ Sulmuesi Salah dhuron spektakël dhe ndëshkon Arsenal (VIDEO)

Delo.autor

Juventus-Milan/ Nga fusha, pankina dhe rangjet drejtuese, ja “klubi” i ish-ëve

Sadik.Autor

Alisson Becker zgjedh formacionin e ëndrrave

Sadik.Autor

Leave a Comment