Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MARASH KUMBULLA MAHNIT ITALINË/ Zbardhet plani i Interit për mbrojtësin shqiptar

Sytë e Interit në drejtim të Marash Kumbullës po bëhen katër. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që po shkëlqen me Veronën është prej kohësh në listën e dëshirave të zikaltërve, por kaq nuk mjafton. Duke parë shpërthimin e tij dhe rritjen e jashtëzakonshme, Bepe Marota dhe Piero Auzilio kanë rritur presingun drejt Veronës dhe kanë takuar shpeshherë agjentin e tij Xhani Vitali.

Zikaltrit e kanë të hapur një dritare, sepse duan ta përfshijnë Kumbullën në tratativën e huazimit të Dimarkos te Verona. Antonio Konte ka dërguar vëzhgues në disa ndeshje të Veronës për të parë nga afër Kumbullën dhe duket sikur të gjitha rrugët të çojnë në një transferim të mundshëm në merkaton e verës. Por duhet kujdes. Konkurrenca është shumë e madhe dhe Marota duhet të tregohet i vëmendshëm dhe i zgjuar për të mos u kapur në befasi nga të tjerët.

Kujdes gjermanët– Për të transferuar Marash Kumbullën ka punuar Napoli dhe presidenti Aurelio De Laurentis, i cili kishte arritur një akord me klubin e Veronës për 21 milionë dhe 4 bonuse. Pas marrëveshjes për Rrahmanin, Napoli donte edhe lojtarin tjetër shqiptar, por ky i fundit nuk e ka dhënë fjalën e tij. Nëse nuk duam ta quajmë një marrëveshje të dështuar, më mirë e quajmë të “ngrirë” për momentin.marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Pas këtij refuzimi fshihet klubi i “Suning”, i cili ka takuar më shumë se një herë menaxherin e djaloshit 20-vjeçar duke i lënë të kuptohet se ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në projektin e Kontes. Lacio dhe Fiorentina gjithashtu kanë bërë sondazh në drejtim të futbollistit të Kombëtares shqiptare, por rreziku më i madh mund të vijë nga Bundesliga. Lajpcigu, Bajerni dhe Dortmundi kanë dërguar shpesh “agjentë” për të vëzhguar talentin shqiptar, i cili si gjithmonë nuk ka zhgënjyer.

Edhe skuadra si Mançesteri, Evertoni dhe Çelsi janë interesuar për të. Nëse rendimenti i tij do të jetë i njëjti deri në fundin e sezonit, me siguri vlera e transferimit do të arrijë 30 milionë euro. Por Interi ndihet i fortë në këtë histori dhe mendon se mund ta mbyllë marrëveshjen me Veronën për 20- 25 milionë euro.

Related posts

E paimagjinueshme/ Messi do të stërvitet në Madrid

Q.Autor

E BUJSHME/ UZUNI transferohet në KROACI, Laçi përfiton një MAL ME PARA

Isa.Autor

Salihi shënon sërish, shmang humbjen për skuadrën e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment