Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ “Koronavirusi”. Java e 26 e Serie A, merret vendimi përfundimtar

Tashmë është marrë vendimi zyrtar! Gjashtë ndeshje të javës së 26 të Serie A do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të kërcënimit nga Coronavirusi. Kështu, sfida kryesore e kësaj jave, ajo mes Juventusit dhe Interit do të luhet me dyer të mbyllura.

Gjithashtu, ndeshjet Milan-Genoa, Parma-Spal, Udinese-Fiorentina, Sassuolo-Brescia dhe Sampdoria-Verona, do të luhen pa tifozë. Ky vendim është konfirmuar pak më parë nga ministri i sporteve në Itali, Vincezo Spadafora. “Përveç Lombardisë, Piemontes dhe Venetos, e kemi zgjeruar kujdesin edhe në rajonet e Friulit, Emilio Romagnas dhe Ligurias. Në këto rajone eventet sportive do të luhen me dyer të mbyllura”, është shprehur për “Tg2” ministri italian i sporteve.

Related posts

E FUNDIT: Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës me COVID-19

Delo.autor

Andres Inesta feston ditëlindjen e fundit si katalanas: Ja Top 5 momentet e karrierës së tij

Sadik.Autor

I HOQËN SHIRITIN E KAPITENIT ICARDIT/ Chiellini jep shenjën e parë, ja ekipi që interesohet

Delo.autor

Leave a Comment