Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS NË 2014/ Mesfushori Kroos: Ja si u përpoq të më joshte Luis Suarez…

Toni Kroos ka zbuluar se Luis Suarez dhe Steven Gerrard u përpoqën ta joshin atë për t’u transferuar te Liverpool, pasi Manchester United ia afroi mundësinë për të luajtur në Premier League në vitin 2014. Mesfushori gjerman, fitues i Kupës së Botës, po përgatitej të largohej nga Bayern Munich atë verë. Si një nga lojtarët më të mirë të futbollit europian, nuk pati mungesë interesi për të. Manchester United po drejtonte “gjuetinë”, me David Moyes që e bëri Kroos objektiv kryesor të merkatos. Ai u zëvendësua nga Louis van Gaal në “Old Trafford” dhe trajneri holandez zgjodhi një profil tjetër për mesfushën.

Kjo e la derën hapur për të tjerët, me klubin nga “Anfield” që bëri gjithçka mundi për ta marrë gjermanin, para se vendosi përfundimisht të kalonte te Real Madridi. I pyetur nga “Athletic” për interesin e treguar nga Gerrard dhe Suarez, Kroos tha: Nuk ishte një linjë bisede e drejtpërdrejtë, por ata më tregonin shumë rreth klubit etj. Gjëja qesharake ishte se Suarez ishte gati të largohej te Barcelona, sidoqoftë! David Moyes kishte ardhur për të më parë dhe kontrata ishte kryer, në thelb. Por, ai u pushua nga puna dhe mbërriti Louis van Gaal, gjë që e ndërlikoi çështjen.

Louis donte kohë për ta ndërtuar projektin e tij. Nuk pata interesim nga Manchester United për një kohë dhe fillova të kisha dyshime. Pastaj filloi Kupa e Botës dhe Carlo Ancelotti më telefonoi. Në fakt, endosa të shkoja te Real Madridi. Tani dua ta përfundoj karrierën në Madrid. Mund ta kisha rinovuar kontratën time me Bayernin, natyrisht. Pep Guardiola e dëshironte këtë, por cili do të ishte qëllimi që unë të nënshkruaja një marrëveshje 5-vjeçare, nëse vetë trajneri do të ikte shpejt? Pep shkoi te Manchester City dy vite më vonë, por ne jemi akoma në kontakt dhe mbetemi miq të mirë. Nuk do ta harroj kurrë, sepse kam mësuar kaq shumë prej tij”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Rio Ave përmbys “Kuqezinjtë” në kohën shtesë (VIDEO)

Delo.autor

TEKNIKU EGBO DO TË DREJTOJË “BARDHEBLUTË”/ Flet presidenti Halili: Nuk është çështje parash, ja pse i besova derbin

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Igli Tare bëhet zgjedhja e parë e Milanit, ja posti që do marrë

Delo.autor

Leave a Comment