Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Tottenham mposht kampionët e Anglisë dhe i afrohet zonës Champions

Fitore shumë e rëndësishme e Tottenham, në ambicjet e Spurs për të arritur zonën Champions.

Londinezët kanë mposhtur në Tottenham Stadium kampionët në fuqi të Manchester City me rezultatin 2-0.

Për titullin tani nuk mund të flitet më për garë, për Liverpool të arratisur 22 pikë përpara Citizens. Skuadra e Guardiola e nisi mirë ndeshjen, por u rrëzua pas kartonit të kuq për Zinchenko, kur Spurs shënuar dy golat që vendosën takimin.

Guardiola mund të kishte parë të tijtë në avantazh në pjesën e parë ku skuadra nga Manchester dominoi fushën, por tekniku spanjoll duhet të ketë mea culpa për faktin se nuk mbajti premtimin për ti dhënë goditjen e penalltisë portierit Ederson.

Kështu, Aguero fitoi penalltinë në të 41 por nga pika e bardhë Ilkay Gundogan, i shtohet listës së atyre që gabojnë nga 11 metra për City.

Nuk mund të shpëtojë pa polemika sfida: Sterling ndërhyri keq ndaj Delle Alli, pa u sanksionuar me karton të kuq, gjë që nuk ndodhi për Zinchenko, që në minutën e 60 la fushën e lojës, duke i dhënë avantazhin numerik Spurs.

Mourinho e shfrytëzoi në mënyrë të menjëhershme dhe pas tre minutash i sapoardhuri tek Tottenham, Steven Bergwijn shënoi golin e avantazhit. Son Heung-min shënoi edhe golin e dytë në minutën e 71, duke vulosur rezultatin.

ottenham është në vendin e pestë me 37 pikë, katër më pak se Chelsea në vendin e katër dhe tanimë është seriozisht në garë për një vend për në Champions, ndërsa Manchester City mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, 22 më pak se Liverpool që është në vendin e parë me 73 pikë dhe dy më shumë se Leicester City në vendin e tretë me 49 pikë.

Related posts

MBI KRITIKAT E TRAJNERIT/ Lloris mbron Pochettino-n: Te PSG do të gjykohet vetëm për një gjë

Delo.autor

AKSIDENT TRAGJIK NË GUINE/ Po udhëtoinin drejt Kankanit, humbin jetën 8 futbollistë (FOTO)

Delo.autor

SKENARI I “ÇMENDUR” I GRIEZMANN/ Barcelona ia ofron Kampionëve të Italisë. Ja çfarë kërkon mbrapsht

Delo.autor

Leave a Comment