Futboll La Liga Sport

“HAJDE VËLLA”/ Rakitic poston foton me Rei Manajn në stërvitje

Rei Manaj po kalon momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike, teksa po stërvitet krahë lojtarëve më të mirë në botë, tek Barcelona.

22 vjeçar u transferua në merkaton e fundit nga Albacete te Barcelona B, ndërkohë që prej disa kohësh është duke u stërvitur me ekipin e parë.

Tashmë Manaj shpreson që të marrë debutimin me ekipin e parë, pasi më parë u thirr në ndeshjen me Getafen, por qëndroi në stolin e rezervave. Sulmuesi lushnjar ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjetër të Barcelonës, teksa kjo duket edhe në stërvitje ku shihet gjithmonë duke qeshur.

Së fundmi ka qenë mesfushori Ivan Rakitic, i cili ka postuar një foto me Manajn në “Twitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “Hajde vëlla”.

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Allegri: Nuk mund të krahasohem me ata të dy, sepse nuk kam…

Isa.Autor

(VIDEO) Arsenali në avantazh ndaj West Ham, Welbeck autor i golit

Q.Autor

“PO MENDOJ PËR SEZONIN TJETËR”/ Xabi Alonso hedh poshtë aludimet: Jam totalisht i fokusuar te Leverkusen

F.autor

Leave a Comment