Futboll Sport

HORRORI/ Sportisti i njohur djeg të gjallë 3 fëmijët, bashkëshorten dhe veten, brenda në makinë

Një ngjarje horror është regjistruar në shtetin e Australisë mëngjesin e sotëm.

Ish-ylli i Rugby, lojëtari i skuadrës së NRL, Rowan Baxter ka ndërmarrë një akt fatal vetëflijimi, duke shuar komplet familjen e tij.

Baxter ka lyer makinën e tij brenda e jashtë me benzinë dhe i ka vënë flakën, ndërkohë që brenda saj ndodhej ai së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët Aaliyah 6 vjeç, Laianah 4 vjeç dhe Trey 3 vjeç.

Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.

Dëshmitarët shprehen se ish-lojtari goditi veten në stomak, teksa shikonte fëmijët e tij duke u djegur në makinë.

E ndjera bashkëshortja Hannah Baxter, 31 vjeç, u hodh nga automjeti duke bërtitur ‘ai derdhi benzinë mbi mua’.

Ajo u dërgua për ndihmë mjekësore në spital në gjendje kritike rreth orës 8.20 të mëngjesit, por ndërroi jetë në mbrëmje.

Related posts

MAVRAJ DHE ELSEID HYSAJ NUK JANË NË DISPOZICION/ Ja kush do të marrë shiritin e kapitenit te Kombëtarja

Delo.autor

Kupa e Botës/ Brazili merr “flakë” pas golit të “elvetikëve”, tenton portën por…

Sadik.Autor

JOAO FELIX NJË HAP LARG KLUBIT TË RI/ Super talenti nuk del as në stërvitje me Benfica, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment