Futboll Sport

HAKMARRJA E DE BRUYNE/ Ndëshkoi ish-shokun pas tradhtisë me ish-të dashurën

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Edhe pse tashmë, pasi kanë kaluar shumë vite, mund të konsiderohet e ngrirë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Kevin de Bruyne që të marrë një revansh të kënaqshëm.

Belgu, me shiritin e kapitenit të Manchester City-t në krah, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Bernabeu dhe ka udhëhequr skuadrën e Guardiola-s drejt një fitoreje në transfertë që mund të ketë qenë vendimtare për kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Por mbi të gjitha, mesfushori ka fituar një sfidë personale shumë të rëndësishme. Kur Carvajal ka rrëzuar në zonën e rreptësisë Sterling dhe Orsato ka treguar pikën e penalltisë, ka qenë pikërisht De Bruyne ai që e ka gjuajtur. Dhe përpara vetes ka patur armikun e tij më të madh.

Është mirë të mos gënjehemi nga kombësia e përbashkët, sepse mes De Bruyne dhe Courtois ka patur shumë tension në të kaluarën.

Çështje zemre dhe tradhtie. Në 2014-ën, në fakt, ish-e fejuara e yllit të City-t ka pranuar se kishte kaluar një natë me portierin një vit më parë.

Një hakmarrje kundrejt De Bruyne, ka shpjeguar Caroline Linjen për Story Magazine, i cili e kishte tradhtuar atë me shoqen e saj të ngushtë, duke e pranuar një gjë të tillë në autobiografinë e tij.

“Thibaut më ka bërë të ndihem ashtu si Kevin nuk më kishte bërë të ndihesha në tre vitet që kemi qenë bashkë”, ka thënë ish-e fejuara e mesfushorit në një intervistë që ka bërë shumë bujë. Dhe që ka krijuar fërkime mes të dyve, edhe pse në fund De Buyne u martua një vit më pas me të fejuarën e tij të re.

Pasi kanë kaluar vite bashkë te skuadra e Genk, ish-shokët e skuadrës kanë takuar vetëm te kombëtarja e Belgjikës. De Bruyne është transferuar te Chelsea në 2013-ën, ndërsa është huazuar tek Atletico Madrid.

Kur portieri është kthyer në Stamford Bridge, mesfushori ka shkuar te Wolfsburg pasi Mourinho e ka likuiduar pa u menduar gjatë. Të dy kanë qenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë në Premier League, më pas Courtois është transferuar te Real Madrid, duke i dhënë fund një rivaliteti që është sportiv, por jo vetëm.

Megjithatë, fati ka vendosur t’i vërë përsëri përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje ne Bernabeu.

Dhe De Bruyne është paraqitur te pika e bardhë me dy objektiva në mendje. Të thyejë mallkimin e penalltive që ka goditur City-n në ndeshjet e fundit dhe të mposhtë armikun e tij, Courtois.

Kevin ka bërë detyrën e tij. Është treguar i ftohtë. Si hakmarrja.

Related posts

RRUGA PËR NË CHAMPIONS/ Ja skenarët e frikshme për javën e fundit në Serie A

Delo.autor

Zvicra tregon “dhëmbët” dhe kalon pa probleme Japoninë në Lugano (VIDEO)

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Legjenda e Arsenal pendohet që nuk iu bashkua Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment