Futboll Sport

“NA BËN TË LUMTUR”/ Tifozët e Rangers i kushtojnë këngë sulmuesit shqiptar: Nuk është askush si ai… (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi kaloi në merkaton e janarit nga Hiberian te Rangers. Në vetëm pak kohë, 24 vjeçari ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve në klub.

Në çdo moment që ka hyrë në fushë ka dhënë më të mirën dhe ka siguruar kështu edhe besimin e Gerrard. Ky i fundit është i mrekulluar nga aftësitë e sulmuesit shqiptar, ndërsa pas golit në kampionat i dha mundësinë të luante titullar mbrëmjen e djeshme kundër Bragës në Europa League.

Por edhe tifozët e Rangers duket se janë “dashuruar” me prurjen më të re të Kombëtares shqiptare. Këtë gjë e tregon qartë edhe kënga që tifozët e klubit të njohur skocez i kanë kushtuar Kamberit. Një grup tifozësh shihen të grumbulluar në një bar, ku ia kanë nisur në kor këngës për sulmuesin kuqezi.

“Nuk është askush si Florian Kamberi. Ai më bën të lumtur.  Më bën të ndihem kështu”, është fraza që këta tifozë kanë përdorur për të shprehur kënaqësinë që ndjejnë për lojën që Kamberi u fal në fushë.

Related posts

“CR7? NË FILLIMET E TIJ TEK JUVENTUS…!”/ Montezemolo zbulon detajet për Ronaldon

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ Sërish në telashe për Kampionin e Botës me Francën, vjen akuza e shtatë për përdhunim

Delo.autor

E nis nga 3-0, habit Zidane: Ka mbetur edhe 50% e kualifikimit për t’u luajtur

Sadik.Autor

Leave a Comment