Futboll Sport

MANCHESTER CITY SI “SUPERMARKET”/ Juvja e Interi në garë për sulmuesin

Sulmuesi Gabriel Jesus ka rënë në radarët e Juventusit. Dënimi i Manchester City-t ka ndikuar shumë te lojtarët që po mendojnë alternativa të reja për veten, pasi duan të jenë pjesë e futbollit “big” në Europë.

Braziliani po vëzhgohet nga klubi italian dhe sipas asaj që shkruan The Sun, kampionët e Italisë janë gati të ofrojnë 70 milionë euro për lojtarin. “Qytetarët” nuk janë të kënaqur me përformancën e tij dhe janë gati ta shesin, pasi ky i fundit ka patur përplasje me Guardiolën.

Interi po e sheh këtë pistë gjithashtu, pasi nuk duan rikthimin e Mauro Icardit. Lautaro mund të largohet dhe braziliani do të ishte zëvendësuesi ideal i tij. Gara duket se do të jetë e fortë mes palëve.

Related posts

Stephen Curry-t spektakolar/ Warriors fitojnë edhe të dytën me Cavs

Sadik.Autor

AUTOGOLI I VITIT NË ITALI/ Po bëhet virale, shihni gafën që i kushtoi rëndë mbrojtësit Grea (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ja shifrat e “ridebutimit” rekord të Dani Alves

Delo.autor

Leave a Comment