Futboll Kategoria Superiore Sport

“ISHTE NJË FITORE E PASTËR E KUKËSIT”/ Trajneri Cungu: Duhet të ishim më cinikë!

Armando Cungu, trajneri i Laçit, ka folur teksa ka përgëzuar Kukësin për këtë fitore. Gjithashtu ai është shprehur se skuadra ka shpërdoruar disa raste dhe pakujdesia e ndëshkuan”.

Humbje zhgënjyese? “Unë mendoj se ishte një fitore e pastër Kukësit. Kishim dy momente shumë të mira të kalonim në avantazh, më pas e zhbllokuam rezultatin. Fatkeqësisht si me Tiranën, pësojmë sapo shënojmë. Edhe pjesën e dytë e nisëm shumë mirë, duhet të ishim më cinikë. Për pakujdesi tonën në dublime, lojtarët e Kukësit shfryëzuan cilësinë dhe shpoejtësin të na ndëshkojnë. Komplmente Kukësit sepse ka një ekip shumë të mirë për titull”.

Nuabueze? “Kemi tentuar të dalim e sulme të shpejtë, Nuabueze nuk arriti të shënonte në fillim pasi nuk kishte vertikalizme nga mesi i fushës. Kundërshtari kishte probleme në shpinë duhjt të vertikalizonim dhe të gjenim golin e dytë. Nuabueze ka një farë individualizmi në sulm, kjo vjen pas një farë nervozimi që në momente të caktuara do të shënoj vetë që të zhbllokohet sa më shpejt”.

Vulosi kjo ndeshje diferencat në cilësi? “Unë e thasëh që Kukësi ka një ekip me lojtarë cilësorë. Kukësi me katër gjuatje shënoj tre herë. Ne shpërdorojmë raste, nuk jemi të qetë, çka do të thotë që është një farë pakujdesie. Jam i kënaqur me djemtë, pasi kanë mundësi të ecin më lart”.

Europa? “Unë jam i fokusuar te ndeshje e radhës. Ekipet janë të ngjeshura dhe kampionati është i vështirë. Jam i bindur se do kemi mundësi të marrim pikë, po patëm dhe pak fat.”

Related posts

UEFA HETON JUVENTUS/ Merr dokumente të reja nga Prokuroria e Torinos

F.autor

VIDEO/ Inter barazon ndaj Romas, Vecino ‘ngre në qiell’ tifozët zikaltër

Q.Autor

SARRI ZGJODHI JUVENTUSIN/ Nëna VENDOSI të mos i FLAS më me gojë

Delo.autor

Leave a Comment