Futboll Sport

PAS ZHGËNJIMIT NË KAMPIONAT/ Iniesta mund të vendosë për fatin e Cannavaro

Pas zhgënjimit të hidhur në kampionat, i humbur vetëm në aktin e fundit për shkak të disfatës kundër Jiangsu Suning, Fabio Cannavaro rrezikon seriozisht të shkarkohet në Kinë nëse Guanzghou Evergrande i tij eliminohet nga Liga e Kampionëve Aziatike.

Fati i ekipit kinez, në fakt, varet vetëm nga rezultatet e të tjerëve, në veçanti ai i ndeshjes midis Suwon Bluewings (me të cilin Guanzghou barazoi 1-1 në ndeshjen e fundit) dhe Vissel Kobe tashmë të kualifikuar, i cili do të luhet të premten.

Nëse koreano-jugorët mundin japonezët me dy gola ose 3-2, ekipi i Cannavaro do të eliminohet nga gara dhe trajneri italian mund të shkarkohet, raporton Marca.

Related posts

SPALETI “PËRKËDHEL” BRAZILIANIN/ Ka një të majtë si ajo e Roberto Carlos

Isa.Autor

HORROR NË EUROPA LEAGUE/ Sherr në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, ndeshja shndërrohet në luftë (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË MESFUSHË/ Bindet Inter, gati oferta për talentin 19-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment