Futboll Seria A Sport

IBRAHIMOVIC KUNDËR CR7/ Milan-Juventus, super sfida e Italisë “ndez motorët”

Kupa e Italisë rikthehet këtë të mërkurë me ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Interit dhe Napolit (ora 20:45), por vëmendjen maksimale e ka marrë dueli i mbrëmjes së nesërme në “San Siro”, ku do të përplasen dy nga më të mëdhenjtë e futbollit italian, Milani dhe Juventusi. Ballë për ballë do të jenë edhe Zlatan Ibrahimovicme Cristiano Ronaldo, dy futbollistë të shkëlqyer, referentë në ekipet e tyre aktuale, si pothuajse gjithmonë, aty ku kanë qenë, në të njëjtën kohë me personalitet të madh.

Që nga rikthimi i tij në ekipin kuqezi, në merkaton e dimrit, pasi u largua nga LA Galaxy, sulmuesi suedez nuk ka startuar ende si titullar në “Coppa Italia”. Ai luajti vetëm kundër Torinos, në 1/8 finale, nga minuta e 55-të. Me siguri, nesër nuk do të kursehet, sepse ky kompeticion është një mënyrë tjetër që Milani të luajë në Europë sezonin e ardhshëm. Pra, suedezi do të jetë në 11-shen e Piolit nga fillimi.

Ibra mposhti një bashkatdhetar
Të dielën e kaluar, me golin e tij kundër Interit, i cili mori tri pikët me përmbysjen spektakolare në pjesën e dytë (4-2), Ibrahimovic u bë, në moshën 38 vjeç e 129 ditë, lojtari më veteran që ka shënuar ndonjëherë në derbin e Madoninës. Ai mposhti në këtë drejtim suedezin Nils Liedholm, i cili luajti me kuqezinjtë midis viteve 1949 dhe 1961 dhe arriti të shënojë në një derbi 38 vjeç e 43 ditë.

Një kërcim në lartësinë e CR7
Përtej kësaj, një tjetër nga imazhet që Ibra la për kujtesën në derbin e së dielës së kaluar, megjithë humbjen, ishte kërcimi i tij “stratosferik” në ajër, për të asistuar me kokë Rebic në golin e epërisë 0-1. Suedezi u ngrit 2.53 metra mbi tokë, mbi një tjetër lojtar potent në lojnë  ajrore, si Diego Godín. Ai pothuajse arriti në këtë mënyrë 2.56 metra, sa kërceu Cristiano Ronaldo për të shënuar kundër Sampdoria, dhjetorin e kaluar. Nuk ka dyshim se ka edhe fakte të tjera, që mund të nënvizohen, për ta pritur me shumë emocion përballjen e dy veteranëve, por lojtarë vdekjeprurës për golin. Mes tyre do të jetë një nga duelet kryesore të supersfidës Milan-Juve, e cila do të luhet të enjten në “San Siro”.

Related posts

U eliminuan, por Roma bën një veprim befasues ndaj Salahut

Sadik.Autor

CHELSEA-PALMEIRAS/ Jorginho do hakmarrje: Më refuzuan kur u provova 12 vjeç

Delo.autor

Kukësi-Partizani/ Zhbllokohet supersfida në “Zeqir Ymeri”, Guri kalon në avantazh kampionët (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment