Futboll Gossip Sport

“ICARDI ËSHTË I MREKULLUESHËM”/ Wanda Nara: Gjykimi i tij është i rëndësishëm, e pyes edhe për…

Wanda Nara nuk do të hynte kurrë në shtëpinë e “Big Brother”. Arsyeja? Kjo shpjegohet nga showgirl-i argjentinas në intervistën e gjatë, dhënë për “Chi”: “Kurrë në shtëpinë e “Grande Fratello”, sepse nuk rri dot pa bërë dashuri”. Opinioniste në këtë emision, por me veshje të ngushta dhe pro vokuese… Unë gjithmonë përpiqem të jem origjinale, edhe sikur të doja ta tregoja veten pak më ndryshe për “Big Brother”. Kjo është mbrëmja kryesore e javës, një shfaqje shumë e ndjekur. Unë vesh rroba të ngushta, shumëngjyrëshe, për kostumin kam kohë gjithmonë.

Dhe kur ju shikon burri veshur me “rrjetë”, çfarë thotë ai? Gjithmonë ia dërgoj atij foton e veshjes së zgjedhur. Nëse Mauro nuk e pëlqen, i them ta shohë përsëri, sepse ka sy të mirë. Gjykimi i tij është i rëndësishëm, ai nuk është xheloz, nuk është i sëmurë në këtë drejtim.

Në çdo rast, ju me “Big Brother”, në krahasim me Icardi, jeni thjesht duke bërë një hap para. Apo jo? Po, është një përvojë shumë e rëndësishme, është fillimi. Dhe Mauro është një njeri që më vlerëson, midis nesh nuk ka asnjë hap përpara, ose prapa; ka një hap të dyfishtë. Ndonjëherë është momenti i tij, luan ndeshje të bukura, ose ka një ngjarje tjetër pikante. Ndonjëherë është momenti im.

Dëgjoni, Wanda, ju thatë në një episod se duhet të punoni për fëmijët. Tani, ju jeni e martuar me një nga futbollistët më të njohur në botë: A nuk bien ndesh dy gjërat, deklaratat dhe faktet? Jo, unë jam e bindur që gjithçka mësohet me shembuj, asgjë me fjalë. Dëshira ime është që fëmijët të kenë një karrierë, punë, pavarësi. Kur të rriten, ata do të duhet t’i respektojnë paratë. Që ta bëjnë këtë, duhet ta dinë se sa kushton t’i kesh ato. Është e vërtetë, unë jam martuar me Mauro prej shtatë vitesh, kam goxha para, fitoj edhe si menaxhere e tij. Ne e kemi bashkë pasurinë, por edhe unë zgjohem në katër të mëngjesit për një fushatë reklamimi. Madje, Mauro më thotë: Si ka mundësi, nuk e besoj. Për mua, referuar gjithçkaje që më ka ndodhur në jetë, është e vështirë t’i thuhet “jo” një oferte pune. Kam jetuar edhe vite të tjera pa Icardi, mos harroni.

Babai juaj, kohët e fundit nuk ka qenë aq i butë… Ai tha se jeni martuar me Mauro vetëm për paratë e tij… Është një histori shumë e gjatë. Babai im, kur isha ende e martuar me Maxi (Lopez), u përpoq të bënte biznes me të. Madje, edhe me mua, ndonjëherë. Dhe ai rezultonte gjithmonë me humbje, por unë bëja sikur nuk kishte gjë, minimizoja kostot, sepse doja ta ndihmoja. Pastaj, kur martesa ime u prish, ai mori anën e Maxi. Babai e di shumë mirë që, kur u ktheva në Argjentinë, kisha gjërat e mia, shtëpitë e mia, kisha gjetur një punë të përditshme në TV dhe isha e lumtur. Këto fjalë i tha kur fillova të takoja Mauro. Unë, atëherë, nuk po dilja me një njeri të shëmtuar, ose të pakëndshëm…

Mauro është i mrekullueshëm. Që atëherë, nëse babi do të thotë diçka kundër nesh, e bën atë hapur. Ai mbron ish-burrin tim, edhe pse, për shembull, Maxi nuk u ka paguar shpenzimet e vendosura nga gjykata fëmijëve të tij për dy vjet (unë nuk kërkova asgjë). Nuk e kuptoj babain, si mund të flasë keq për vajzën e tij. Mauro e njeh tërë historinë dhe ndonjëherë nuk e koncepton një të keqe të tillë. Megjithatë, për pjesën tjetër të familjes time, unë jam një krenari. Së shpejti (sot) do të jetë ditëlindja e Maurito… Po, do të bëjmë një festë me të gjithë miqtë tanë, në një klub të Parisit. Festa do të jetë të enjten. Të premten do të kthehem me të pesë fëmijët.

A do të bësh fëmijë të tjerë me Mauro? Asnjëherë nuk kam pritur që, nga një martesë si kjo, me një njeri si Mauro, të kem fëmijë të tjerë. Jeta shkon deri në një mijë xhiro, nesër nuk e di se si do të jem fizikisht apo emocionalisht. Ama, e di mirë që, nëse nuk do të kisha vuajtur, s’do të isha e vetëdijshme për lumturinë time. Sigurisht, një divorc është i tmerrshëm, por unë nuk jam viktimë. Në jetë ka gjithmonë më shumë. Pra, jo vetëm që ka rëndësi të jetosh vitet më të mira, por, gjithashtu dhe mbi të gjitha, të dish pse po i jeton ato.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja pse dështoi transferimi i Angel Correas tek Milan

Delo.autor

ZËVENDËSUESI I DEJVI BREGUT/ Teuta akord me një holandez që ka shënuar 40 gola (VIDEO)

Delo.autor

E akuzuan për tradhëti ndaj Spanjës, Mourinho mbron Lopeteguin

Isa.Autor

Leave a Comment